Flash

Juventus, tërbimi i Max Allegri në dhomat e zhveshjes në Marassi: dënohet nga Gjykatësi Sportiv

Lapsi.al 19 December 2023
Juventus, tërbimi i Max Allegri në dhomat e zhveshjes në Marassi:

Max Allegri e shprehu gjithë zemërimin e tij për veprimet e arbitrit Massa në dhomat e zhveshjes Marassi, pas barazimit 1-1 mes Juventus dhe Genoa në javën e fundit të kampionatit. Zbulimin e tërbimit të trajnerit të Juventus, që nuk ishte pikasur nga kamerat pas ndeshjes, e bëri Gjykatësi Sportiv. Gjobë prej 10 mijë eurosh (me paralajmërim) për teknikun Allegri për shkak se kishte kontestuar punën e arbitrit dhe atë të VAR. Tekniku bardhezi i ishte drejtuar fillimisht “me ton të qetë”, më pas “në mënyrë mosrespektuese”, derisa sa vetë arbitri i kërkoi të largohej nga dhoma e zhveshjes së tyre.

Allegri, që gjithashtu ishte ndëshkuar me karton të verdhë, do të jetë gjithësesi në pankinë si zakonisht për ndeshjen me Frosinone. Do të humbasë, ndërkohë, ndeshjen në San Siro kundër Inter trajneri i Lecce, Roberto D'Aversa. Tekniku do të mungojë pasi ka marrë kartonin e pestë të verdhë sezonal në ndeshjen që fitoi ndaj skuadrës çoçare.

Lexo më tej: Dizenjatori i arbitrave Rocchi pranon penalizimin e Juventus: "Dora e Bani episod fushe, çfarë gafe me Malinovskyi"

LAZIO, DY JAVË PËR LAZZARI

Dora e rëndë e Gjykatësit Sportiv ka rënë mbi Manuel Lazzari, i përjashtuar për protesta në fundin e Lazio-Inter. Anësori u skualifikua për dy ndeshje (plus 5000 euro gjobë) “për shkak se në minutën e 87', duke kundërshtuar punën e arbitrit, i drejtoi arbitrit një shprehje mosrespektuese. Më pas, në momentin që po largohej nga fusha e lojës, ai bëri një duartrokitje ironike ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Kjo shkelje e fundit u konstatua nga zyrtari i katërt”.

Një ndalesë për Payero i Udinese (karton i kuq direkt) dhe për Bellanova të Torinos, Maggiore të Salernitanas dhe Okoli të Frosinones, të tre me kartonin e pestë të verdhë.

Shi gjobash mbi klubet për hedhjen e sendeve dhe ndezjen e bombave tymuese: 5000 euro për Frosinone, 4000 euro për Lecce, 3000 euro për Roma e 1500 euro për Bologna e Napoli.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI