Flash

'Binjakët' e golit rrëmbejnë “Këpucën e Artë 2023”: Hasani më i miri në Superiore, Troka 66 gola në sezon

Lapsi.al 18 December 2023
'Binjakët' e golit rrëmbejnë “Këpucën e
Dy nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem. Ky trofe jepet për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim, pasi ishin përcaktuar me golat që kanë shënuar në fushën e lojës. “Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën. Ai ishte golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar dhe aktualisht. Binjakja e tij e golit është Valentina Troka, që fitoi “Këpucën e Artë” të vajzave për vitin 2023 me 66 gola sezonalë. Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati. “Këpuca e Artë 2023”, Florent Hasani falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen, në veçanti klubin e Tiranës: "Përshëndetje të gjithëve. Kënaqësi që e mora këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke ndihmuar ekipin tim. Falënderoj klubin e Tiranës, futbollistët, stafin dhe tifozët bardheblu, pa të cilët nuk do të kisha mundur ta merrja këtë çmim” – përfundoi Hasani.

66 GOLA NË SEZON, TROKA MERR TROFEUN

Dy nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim, pasi ishin përcaktuar me golat e shënuar në fushën e lojës. Këpuca e Artë 2023 për vajza i ka shkuar sulmueses së Aplonisë dhe ekipit Kombëtar A, Valentina Troka me 66 gola të shënuar sezonin e kaluar. Ishte anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila i dorëzoi çmimin e veçantë Trokës. Pas marrjes së çmimit, Valentina Troka u shpreh: “Ndjehem shumë e lumtur me këtë titull kaq të veçantë, që donte shumë mund dhe sakrifica. Falenderoj ekipin tim dhe vajzat që bënë maksimumin që unë të fitoj këtë çmim. Gjithashtu falenderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit që u jep jetë ëndrrave tona me këto çmime”-u shpreh lojtarja e Apolonisë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI