Flash

Lautaro thumbon Juventus: "Ndonjëherë fiton pa luajtur mirë"

Lapsi.al 18 December 2023
Lautaro thumbon Juventus: "Ndonjëherë fiton pa luajtur

Lautaro Martinez është gjithnjë e më shumë lideri i Inter dhe ‘mbreti’ i padiskutueshëm i golashënuesve në vitin 2023. Me golin që zhbllokoi Lazio-Inter, argjentinasi është ngjitur në 37 gola në vitin kalendarik në të gjitha garat. Të gjithë golat veshur si zikaltër, duke qenë se në mënyrë të pabesueshme Lautaro mbeti pa gol me kombëtaren argjentinase. Në këtë kampionat, sulmuesi lundron me vela të hapura: ka arritur në 15 gola në 16 ndeshje. Pas ndeshjes në Olimpico, kapiteni i Inter foli si lider, duke ngacmuar rivalët e Juventus: disa fitore për skuadrën e Allegrit - sipas tij - nuk ishin të shkëlqyera.

"Pas barazimit të Juventus, çfarë i thamë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes? Asgjë - tha Lautaro -. Juventus ka cilësi dhe një nivel të madh lojtarësh. Ndonjëherë fiton pa luajtur mirë, por ata janë aty dhe kjo do të thotë se ata kanë diçka. Do të shohim në vazhdimin e kampionatit… Duhet të mendojmë për veten tonë dhe ky avantazh është i rëndësishëm në planin psikologjik për grupin tonë që nuk përbëhet nga 11 elementë, por nga 25”.

Lexo më tejSimone Inzaghi parashikon shortin e Champions: “Sipas meje peshkojmë Manchester City”

Disa mendojnë se Inter nënvlerëson Champions League për të vënë bast gjithçka për yllin e dytë në kampionat, por Lautaro largon çdo dyshim: “Ne luftojmë së bashku për të gjitha objektivat e mëdha. Ne gjithmonë duam të fitojmë, nuk ka rëndësi nëse jemi në vazon e dytë. Për të fituar duhet ta bëjmë këtë me çdo ekip”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI