Flash

Karabeci humbet penalltinë e fitores: Teuta mbetet e fundit, Martini i dëshpëruar

Lapsi.al 17 December 2023
Karabeci humbet penalltinë e fitores: Teuta mbetet e fundit, Martini i

Nëntë ndeshje pa fitore për Teutën dhe faji këtë herë është i kapitenit Erando Karabeci. Mesfushori gaboi penalltinë e fitore së mundshme, kundër Erzenit, duke lënë barazimin 0-0 në fuqi. Teuta mbetet e fundit me 16 pikë, dy pas shijakasve që mund të kënaqen me pikën e marrë.

Erzeni guxoi pak në pjesën e parë dhe vetëm një tentativë e Peposhit në minutën e 9 rrezikoi portën e Demës. Në krahun e kundërt Daci ishte rreziku kryesor me sulmuesin që në minutën e 19’ u ndal nga Kacbufi, me mbrojtësin që largoi në vijën e portës. Gjashtë minuta më pas, Daci i vetëm me Hasanbellin ia dorëzoi topin portierit me kokë, kur mund të bënte shumë më tepër. Në minutën e 28 pastaj, Gjinollari fitoi një 11 metërsh, që Ferataj e gjykoi të tillë pas konfirmimit nga VAR. Protestat e Erzenit u shuan nga gabimi flagrant i kapitenit. Karabeci gaboi totalisht ekzekutimin nga pika e bardhë duke lënë ekuilibrin në rezultat.

Erzeni me Rohas në fundin e pjesës së parë i dha shenjat e rikthimit, por Dema ishte i kujdesshëm si ndaj tij, ashtu dhe ndaj Migone në minutën e 62′ . Teuta u kujtua të luante fort 15 minutat e fundit, me Peposhin që në dy moment rrezikoi Hasanbellin. Në fund, një karton i dytë i verdhë për Ardit Iljazin, dy minuta nga fundi, do ti humbasë atij sfidën me Dinamon javën e ardhshme. Martini mbetet i fundit me 16 pikë, dy pas shijakasve që i gëzohen shumë këtij barazimi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI