Flash

Video/ Hasani në tribunë, Balaj vendos me penallti: Tirana në krizë, rrezikon katërshen e parë

Lapsi.al 17 December 2023
Video/ Hasani në tribunë, Balaj vendos me penallti: Tirana në
Klasikja është e Vllaznisë, kriza e Tiranës. Në Selman Stërmasi mbyllet 0-1 për shkodranët, që rrëmbejnë fitoren e dytë radhazi, duke arritur Tiranën me 23 pikë. Hasani, autori i dy golave në tre të shënuar nga bardheblutë në katër daljet e fundit, ishte në tribunë tani si lojtar i Rapid. Golashënuesi më i mirë i Superiores me 10 gola ka parë ndeshjen të vendoset nga Balaj. Shkodrani shënoi me penallti golin që vendosi ndeshjen. Shkodranët ishin më kërkues në pjesën e parë dhe provuan në minutën e 3 me të riun Meta. Portieri Qarri grushtoi tentativën e mesfushorit e më pas Kaina çon topin jashtë katërkëndorit. Kuqeblutë u përgjigjën me Juric, në minutën e 21’, në zhvillimet e një këndore, pa gjetur portën e Kozit. Episodi vendimtar ishte prekja me dorë në zonë e topit nga Kaina Nunes. Braziliani i bëri nder ish-skuadrës së tij dhe Balaj e falenderoi duke e dërguar topin në rrjetë.
Lexo më tejTirana zgjidh hallet e lekëve, Florent Hasani firmos në Rumani: “Me Rapidin fitoj titullin” Në pjesën e dytë, ku Tirana humbi edhe Najdovskin të dëmtuar, shkodranët u mbrojtën me shumë rregull, duke u munduar të mos lejonin bardheblutë të shënonin. Përpjekjet e bardhebluve nuk munguan, por Latifi e Abazaj shpenzuan mundësitë e tyre para portës. Deliu ishte i pafat në minutën e 60’ në konkluzionin nga distanca, ndërsa Lulaj nuk befasoi me takë Qarrin, që ruajti rezultatin. Krizë rezultatesh dhe jo vetëm për Tiranën, e mposhtur në Klasike 0-1 nga Vllaznia në Selman Stërmasi, duke e cuar në katër serinë pa fitore të bardhebluve, që rrezikojnë edhe vendin në Final Four, të arritur pikërisht nga kuqeblutë e nën kërcënimin e Skënderbeut

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI