Flash

Video/ Ramadani fundos Frosinonen në minutën e 89', Lecce gjen fitoren e humbur: "Golin ia dedikoj gruas"

Lapsi.al 16 December 2023
Video/ Ramadani fundos Frosinonen në minutën e 89', Lecce gjen
Lecce mposhti Frosinonen 2-1 në javën e 16 të Serie A dhe kaloi çoçiarët në renditje. Piccoli zhbllokoi ndeshjen në “Via del Mare” (me bashkëpunimin e Turati) pas vetëm 11’. Miqtë megjithatë reaguan dhe gjetën golin e barazimit që në pjesën e parë. I huazuari nga Juventus, Kaio Jorge shënoi golin e parë në Serie A (me penallti). Kur ndeshja tashmë dukej e destinuar të mbyllej në barazim, Ramadani realizoi golin vendimtar (89'), me devijimin vendimtar tëMonterisi. Rigjen suksesin D'Aversa pas gati tre muajsh dhe u ngjit në kuotën e 20 pikëve. Di Francesco mbetet i palëvizshëm në 19, të dy sidoqoftë në zonën e sigurt.

Ramadani: Këtë gol ia dedikoj bashkëshortes sime

“Këtë gol ia dedikoj në radhë të parë bashkëshortes sime duke pasur parasysh që jemi në pritje të një fëmije. E më pas këtyre njerëzve që më kanë ndihmuar që nga dita e parë”. Një dedikim i bukur i Ylber Ramadanit, në golin e parë me fanellën e Lecce. “Këto janë tri pikë të rëndësishme. Lojtarët dhe klubi ishin pranë meje që në fillim, si dhe tifozët tanë që janë spektakolar. Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër një rivali të drejtpërdrejtë. Tani jam i fokusuar në këtë sezon, pastaj do të jetë Kampionatin Evropian kundër Italisë, dua të bëj mirë”. Lexo më tejVideo/ Shorti e vendosi përballë Italisë “së tij”, Ramadani lëshon dorezën e sfidës: “Mund të bëjmë mrekullinë”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ylber Ramadani (@ylber_ramadani16)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI