Flash

"Klasikja" rrezikon ta çojë -14 nga kreu: Tirana gati për betejë me Vllazninë, kryesuesit tentojnë arratinë

Lapsi.al 16 December 2023
"Klasikja" rrezikon ta çojë -14 nga kreu: Tirana gati

Dy ndeshje sot e tre të dielën kompletojnë javën e 17 të Kategorisë Supeirore. Luhet për kreun e renditjes, me sfidën në distancë mes Egnatias e Partizanit, luhet edhe për mbijetesë me derbin Erzeni-Teuta. Natyrisht vëmendja është te Klasikja e futbollit shqiptar, ku Tirana rrezikon vendin në Final Four në Klasiken me Vllazninë.

Mes Egnatias e Partizanit ata që kanë llogaritë më të vështira janë rrogozhinasit që duhet të përballen me Dinamon. Dy kryesuesit luajnë jashtë shtëpisë, me Partizanin që zbret i pari në fushë, i impenjuar në 13.30 në Kukës, me synimin për të lënë pas serinë e 5 barazimeve. Skuadra e Nicës është vërtetë e rrezikuar me 17 pikë, por vjen gjithashtu nga tre barazime. Një ndeshje me shumë thumba që mund të jetë një pengesë më e vështirë se ç'duket për të kuqtë që duan të mbajnë nën presion Egnatian. Rrogozhinasit kanë avantazhin se transferta e tyre është e tillë edhe për Dinamon, duke qenë se luhet në "Niko Dovana". Mehmeti nga ana tjetër, nuk dëshiron të heqë dorë nga Final Four, që për momentin është vetëm 3 pikë larg.

SUPERIORE, JAVA E XVII

16/12/23

Kukësi          13 : 30 Partizani

Dinamo        17 : 00 Egnatia

17/12/23

Tirana           13 : 30 Vllaznia

Erzeni           13 : 30 Teuta

Skënderbeu 17 : 00 Laçi

Klasikja e futbollit merr gjithë vëmendjen e javës së 17, me dy skuadrat që zbresin në fushë të dielën në 13.30. Tirana jo vetëm është e shkëputur nga dy të parët, -11, por rrezikon vendin në katërshe, kur përballë të kenë Vllazninë. Kuqeblutë vijnë nga një sukses i rëndësishëm 3-1 me Dinamon, që mund të jetë edhe pika e kthesës në një sezon të trazuar për ta. Osmani, me gjithë luhatjet e rezultateve të shkodranëve, është vetëm 3 pikë larg vendit të katërt. Sigurisht kjo nuk thjeshton sfidën me Tiranën, në vetvete e komplikuar edhe pa asnjë objektiv.

Në të njëjtën orë derbi mes Erzenit e Teutës është shumë i rëndësishëm, sidomos për të besuarit e Martinit që duan t’i largohen vendit të fundit dhe të mos lejojnë shkëputjen e rivalëve direkt. Javën e 17 e mbyll sfida në Korçë ku Skënderbeu synon parakalimin e Tiranës ose të paktën mbajtjen e vendit të katërt, kur përballë të jetë Laçi i parafundit, por në emergjencë për pikë. Bardhekuqtë, pavarësisht mungesës së stabilitetit të rezultateve janë duke bërë një ifugrë të mirë me performanca të rëndësishme. Gvozdenovic tani kërkon suksesin me bardhezinjtë, që në fazën e parë i mundën 2-0.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI