Flash

Përfundon gjyqi, Shehi i lirë të firmosë me Partizanin: ja çfarë detyrimi ka Tirana

Lapsi.al 14 December 2023
Përfundon gjyqi, Shehi i lirë të firmosë me Partizanin: ja

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve ka marrë tashmë vendimin përfundimtar në lidhje me përplasjen mes Orges Shehit dhe klubit Tirana. Organizmi pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi ka vlerësuar faktet e paraqitura nga palët, ka vendosur të anulojë pezullimin që u aplikua nga bardheblutë në fund të tetorit. Kështu, 46 vjeçari Shehi është i lirë të firmosë me cilindo klub të dojë, ndërsa Tirana duhet të paguajë.

Ish-tekniku i Tiranës ka fituar përballjen ligjore me klubin bardheblu, çështje që kishte përfunduar në fokusin e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve. Klubi, ndërkohë, detyrohet të paguajë rrogat e prapambetura, ndaj ish-trajnerit që në dy vite e shpalli kampion dhe nënkampion formacionin kryeqytetas. Detyrimi i pagave të muajve korrik, gusht, shtator është ajo me faturën më të rëndë financiare, sepse i bashkangjitet edhe e drejta e shfrytëzimit të imazhit. Bëhet fjalë për rreth 25 mijë euro, por bardheblutë duhet të paguajnë Shehin, edhe me vetëm pagën, deri në fund të kontratës. Që do të thotë deri në 31 maj. Në total rreth 9 mijë euro, sepse këtu nuk përfshihet pjesa e shfrytëzimit të imazhit, duke qenë se 46 vjecari nuk është më në detyrë dhe për këtë arsye i pa promovueshëm si figurë.

Lexo më tej: Kush gënjen mes Shehit e Halilit? Trajneri e çon dosjen në FSHF, presidenti pretendon pagesa paradhënie

Orges Shehi është tani një trajner i lirë dhe bllokimi i Tiranës është rrëzuar. Pezullimi, në vetvete i paprecedent për shkak rezultatesh, është bërë nul nga vendimi institucional. Kështu, tekniku mund të firmosë me çdo klub që do të jetë i interesuar për të. E te Partizani duhet të jenë duke fërkuar duart, sidomos pas një serie prej 5 barazimesh radhazi. Tekniku ka një akord verbal me të kuqtë, që mund të kthehet në fuqi pas zgjidhjes së situatës me Tiranën.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI