Flash

Hetim gazetaresk mbi aksidentin e Schumacher me zbulime tronditëse: "janë kryer dy gabime të rënda"

Lapsi.al 13 December 2023
Hetim gazetaresk mbi aksidentin e Schumacher me zbulime tronditëse:

Me afrimin e dhjetëvjetorit të aksidentit Méribel, një investigim gazetaresk ka nxjerrë zbulime tronditëse. Gazetari gjerman Jens Gideon, që ka kryer hetimin në emër të televizionit ARD, ka evidentuar dy gabime të rënda që kanë luajtur një rol - fatkeqësisht vendimtar - në shkaktimin e vetë aksidentit të Michael Schumacher. Madje, më pas, edhe në përkeqësimin e mundshëm të gjendjes së shtatë herë kampionit të botës, i cili më 3 janar do të mbushë 55 vjeç.

E para u krye në thelb nga vetë Michael të dielën, më 29 dhjetor 2013, duke dalë jashtë pistës (edhe pse vetëm për disa dhjetëra metra) në kushtet e borës së pamjaftueshme, siç i raportuan gazetarit instruktorët vendas të skive. Në fakt, Schumacher përfundoi duke u përplasur me një gur të madh që dilte nga bora. E dyta, ndërkohë, i atribuohet vlerësimit fillestar të gabuar të gjendjes së Schumacher nga ndihma e shpejtë. Ata - në operacionin e shpëtimit me helikopter - kishin synuar spitalin më të afërt (në Moutiers). E vetëm më pas, ata u nisën për në Grenoble, duke humbur minuta të çmuara dhe potencialisht vendimtare.

Lexo më tej: Jean Todt , fjalë shprese për Schumacher: "Do të përmirësohet, e sigurtë”

Ndërkohë, përditshmëria e Schumacher vazhdon të mbetet një temë shumë e blinduar. Në disa raste të fundit (dhe me autorizimin e familjes së tij) vetëm ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt ka dhënë një lloj ideje. Ai ka zbuluar se kishte marrë parë transmetimin e disa Grand Prix të Formula 1 në krah të ish-pilotit të Ferrarit. Sidoqoftë edhe ai nuk ka dhënë detaje për gjendjen e mikut të tij, së bashku me të cilin (dhe me kontributin themelor të Ross Brawn si Drejtor Teknik dhe Rory Byrne si projektues), vetë Todt e udhëhoqi skuderinë e Maranellos drejt një periudhe triumfal që tani duket e pa përsëritshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI