Flash

Arbitri Meler, që u rrah në fushë, del nga spitali: në shtëpi me eskortë, del data e rifillimit të kampionatit

Lapsi.al 13 December 2023
Arbitri Meler, që u rrah në fushë, del nga spitali: në

Çështja Halil Umut Meler vazhdon të bëjë shumë bujë në Turqi dhe më gjerë. Arbitri i sulmuar në fushë nga presidenti i MKE Ankaragucu Faruk Koca pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes së Superligës kundër Caykur Rizespor, në fakt është larguar nga spitali Acibadem në Ankara. Për të evituar cdo situatë, kthimi i tij në shtëpi është shoqëruar nga policia lokale për të shmangur probleme të mëtejshme, pas pezullimit të kampionatit vendas.

I goditur në fytyrë, arbitri pësoi një frakturë në kockat e fytyrës dhe, duke u larguar nga struktura mjekësor, përshëndeti gazetarët që e prisnin me një tundje të dorës përpara se të hipte në makinë. Agjencia Shtetërore Anadolu raportoi se Meler u dërgua në shtëpinë e tij në Izmir, në Turqinë perëndimore, i shoqëruar nga forcat e rendit për mbrojtje.

Mjeku kryesor i spitalit Mehmet Yorubulut u tha gazetarëve se morali i arbitrit ishte i lartë. "Ai nuk ka asnjë problem tjetër përveç ënjtjes në sytë e tij," tha Yorubulut, duke shtuar se fraktura do të shërohet me kalimin e kohës.

TURQI, KAMPIONATI RINIS NË DATËN 19

Kampionati turk i futbollit, aktiviteti i të cilit u ndërpre pas sulmit brutal të hënën e kaluar ndaj arbitrit Halil Umut Meler në Ankaragucu-Rizespor, do të rifillojë të martën e ardhshme, më 19 dhjetor. Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi. Ndërkohë, arbitri që la tashmë spitalin ku ishte shtruar, është detyruar të pushojë për tu rikuperuar. Tre persona janë identifikuar si ata që e kanë goditur vazhdimisht, mes tyre edhe presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca, të cilët u arrestuan.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI