Flash

Video/ Rrëfimi tronditës i arbitrit që u rrah në fushë: "Koca më tha 'do të vras'"

Lapsi.al 12 December 2023
Video/ Rrëfimi tronditës i arbitrit që u rrah në fushë:
"Faruk Koca më goditi me grusht nën syrin e majtë dhe unë rashë në tokë. Ndërsa isha i rrëzuar, të gjithë njerëzit përreth më goditën disa herë në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Faruk Koca para të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, më tha: "Do të të vras". Arbitri Halil Umut Meyer tregon makthin që përjetoi mbrëmjen e kaluar, kur u sulmua nga presidenti i Ankaragucu. "Do të bëj denoncim kundër Faruk Koca dhe personave të tjerë që më rrahën. Nuk dua të bëj kompromise. Kjo është gjithçka që kam për të thënë”, shtoi ai. I ashpër pozicionimi i arbitrave turq, siç raportohet nga shtypi vendas, ditën pas agresionit në fushën e Ankarasë: "Nuk do të marrim më pjesë në lojë nëse nuk merren vendime radikale. Nëse është e nevojshme do të lejojmë të arbitrojnë të huajt". Halil Umut Meler u shtrua në spital për plagët e marra. "Të gjithë e panë atë që ndodhi mbrëmë. Nuk kemi çfarë të shtojmë - deklaroi arbitri Arda Kardesler -. Federata jonë MHK na ka njoftuar se do të na mbështesë në çdo vendim që do të marrim pas asaj që ndodhi. Ne nuk jemi në gjendje të flasim për arbitrim dhe futboll. Prioriteti ynë i vetëm për momentin është shëndeti i Halil Umut Meler dhe ribashkimi i tij me familjen".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI