Flash

"Sikur kemi shkelur m*t". Martini akuzon lojtarët për mungesë karakteri, Tetova: "Të paktën s'fitoi Partizani"

Lapsi.al 11 December 2023
"Sikur kemi shkelur m*t". Martini akuzon lojtarët për

“Është e disata herë që na ndodh. E dinim kë kishim përballë, por si erdhi loja, ta fitosh në minutën e 95 e ta pësosh në të 96 është e pafalshme. Karakteri duhet më i fortë, u futëm të gjithë brenda, por nuk luftuam as për topin e parë dhe as për topin e dytë. Më vjen keq që të pësosh atë gol në fund është e pafalshme". Edi Martini nuk e fsheh zhgënjimin dhe një lloj nervozizmi për fitoren që i shpëtoi nga duart në fund fare. I ashpër tekniku i Teutës, pas barazimit 2-2 me Egnatian: "Kjo është mungesë karakteri se kanë hyrë nën presionin e pikëve. Janë të trembur, ia lënë njëri-tjetrit në dorë, nuk del dikush të thotë që ky top nuk kalon, pikë. Duhet vendosmëria në fushë, duhet karakter fitues që të kalosh atë vuajtje të minutave të fundit".

Teuta kaloi përpara me Dacin dhe u arrit në minutën e 88 nga Lemine, përpara se Karabeci të shënonte me penallti avantazhin e dytë në të 96' e Musta të barazonte 60 sekonda më vonë: "Ky është stres i paparë, më vjen keq se djemtë po luajnë. Më vjen të plas se duket sikur kemi shkelur diçka të keqe e nuk po arrijmë ta heqim nga trupi", e mbylli Martini.

Lexo më tej: E pabesueshme në Durrës, Egnatia shpëton në minutën e 97': Musta i heq fitoren ish-skuadrës së tij

TETOVA: "NË TË NJËJTAT POZITVA ME PARTIZANIN"

"Në pjesën e parë Teuta na bllokoi dhe nuk ishim mirë në manovër. Në pjesën e dytë ndryshuam skemë dhe gjithçka ishte për ne. Gjithsesi, vendosi shpirti i madh i gjithë lojtarëve". Edlir Tetova mjaftohet me pikën e marrë përballë Teutës, e kuptueshme duke parë si erdhi ndeshja. Tekniku i Egnatias eviton polemikat, por ndonjë kënaqësi edhe e ka: "Në pjesën e dytë ka episode loje, siç ishte penalltia, por gjithë kohën e kishim topin në zotërim dhe ishim para portës kundërshtar. Një episod ishte te penalltia për Teutën, nuk e di nëse ishte apo jo". Në fund të fundit, dëmet u limituan, sepse edhe ndjekësit më të afërt nuk fituan: "Jemi në të njëjtat pozita me Partizanin edhe pas kësaj jave dhe më vjen mirë që nuk humbëm. Një pikë e shtrenjtë si shkoi ndeshja".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI