Flash

Milan, rikthimi i Ibrahimovic është zyrtar: ja roli që do të ketë suedezi në shoqëri

Lapsi.al 11 December 2023
Milan, rikthimi i Ibrahimovic është zyrtar: ja roli që do të

Ibrahimovic te Milan, akti i tretë. Suedezi, i cili shpalli lamtumirën e tij me futbollin qershorin e kaluar, rikthehet sërish te kuqezinjtë. Këtë herë si drejtues, konkretisht si këshilltar i lartë i pronarëve amerikanë. Në deklaratën e publikuar nga fondi thuhet si më poshtë: “RedBird sot njoftoi emërimin e Zlatan Ibrahimović si Partner Operativ për portofolin e tij të investimeve në sektorët e Sportit, Medias dhe Argëtimit. Në këtë cilësi, ai do të mbulojë edhe rolin e Senior Advisor të Pronarëve dhe Senior Management të AC Milan”.

Tashmë mbetet të kuptohet se cili do të jetë roli konkret brenda klubit. Kjo do të thotë se sa do të jetë në kontakt me ekipin dhe çfarë lloj mbështetjeje do të jetë në gjendje t'i japë trajnerit. Marrëdhëniet me teknikun Pioli janë të shkëlqyera dhe në horizont, si hipotezojnë dashakeqët, nuk ka asnjë ide zëvendësimi.

KOMUNIKATA E REDBIRD

"Me emërimin e tij në RedBird, Ibrahimovic do të nisë karrierën e tij jashtë fushës si pjesë e një prej investitorëve më prolifikë dhe më të suksesshëm në fushën e sportit dhe medias në nivel global - vazhdon deklarata -. Ibra është një personazh emri i të cilit zhurmon shumë përtej kufijve të fushës së futbollit. Shkathtësia e tij në fushë e ka lejuar atë të ndërtojë një markë globale si një sipërmarrës, autor i botuar, specialist marketingu dhe reklamimi dhe investitor”.

Lexo më tej: Video/ Muriel gol me takë në minutën e 95': Milan rrëzohet ndaj Atalantës, largohet kreu

“Me 123 milionë ndjekës në mediat sociale, Ibra është një ndikues global me shtrirje të padiskutueshme. Në kualitetin e Partnerit Operativ të RedBird, Ibra do të bashkëpunojë me ekipin global të investimeve të kompanisë në mbështetjen e portofolit ekzistues të investimeve të RedBird në sport, media dhe argëtim. Ai do të ndihmojë në burimin dhe vlerësimin e mundësive të reja investimi për kompaninë dhe do të këshillojë kompanitë e portofolit RedBird mbi projektet komerciale, strategjitë e përmbajtjes dixhitale dhe iniciativat strategjike të ndërtimit të markave për të zgjeruar praninë e tyre në një bazë globale".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI