Flash

Vllaznia, fitore me përmbysje: Çoba, Gruda e Balaj i japin Mehmetit humbjen e parë në krye të Dinamos

Lapsi.al 10 December 2023
Vllaznia, fitore me përmbysje: Çoba, Gruda e Balaj i japin Mehmetit

Vllaznia kthehet te fitorja, duke mundur 3-1 Dinamon dhe duke e parakaluar në renditje. Shkodranët imponohen me përmbysje në Loro Boriçi, duke hyrë tashmë sërish në garë për një vend në katër më të mirët. Denision iluzionoi Dinamon me golin e shpejtë, pastaj treshja ofensive e shkodranëve Çoba-Gruda-Balaj i shkaktoi humbjen e parë në pankinën kryeqytetase Dritan Mehmetit.

Dinamovitët e nisën me ritëm të lartë ndeshjen dhe goditën në mundësin e parë të paraqitur. Denison në minutën e 4', pas një harkimi nga e djathta, goditi në zonë duke i dhënë avantazhin të tijve. Vllaznia reagoi dhunshëm dhe barazoi pas 7 minutash. Pas një aksioni të shpejtë në të majtë, Sali ndali tentativën e Grudës, por nuk mund të bënte asgjë ndaj Çobës, që depozitoi në rrjetë.

Përmbysja e kuqebluve kompletohet pas gjysëm ore lojë. Në zhvillimet e një goditje këndi, Juriç devijoi topin që mbërriti te Gruda. Nuk gabon mundësinë e paraqitur sulmuesi dhe 2-1, por që nuk do të mbetej gjatë në fuqi. Nëntë minuta pas rifillimit, gjithnjë në zhvillimet e një goditje këndi, erdhi goli i tretë. Balaj shënoi me kokë në shtyllën e parë për kuqeblutë, duke vulsour sfidën.

Lexo më tej: Video/ Najdovski ngatërron portën, William arrin Tiranën në shtesë: Laçi rikuperon dy gola, për një pikë

Gudjabi e Denison bënë gjithcka për të rihapur ndeshjen (flagrante shtylla në të 81'), por rezultati nuk ndryshoi. Vllaznia parakaloi Dinamon për të marrë përkohësisht vendin e pestë. 20 pikë për Osmanin e një më pak për Mehmetin, me zonën e Final Four që mbetet 1 pikë larg, gjithnjë nëse Skënderbeu nuk fiton me Partizanin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI