Flash

Video/ Pavard po festonte me tifozët, Thuram i bën "lojën": mbrojtësi e ndoqi me inat, pastaj nisi të qeshë

Lapsi.al 10 December 2023
Video/ Pavard po festonte me tifozët, Thuram i bën
Benjamin Pavard është mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Mbrojtësi francez është gati të rikthehet në fushë pas shembjes së meniskut të gjurit në fillim të nëntorit. Pavard duhet të rikthehet të luajë brenda fundit të vitit (ndoshta tashmë kundër Lazios pas një jave), por dëshira e tij e madhe u pa në Inter-Udinese. Para se Carlos Augusto të hynte në fushë në vend të Alessandro Bastoni, ai me shaka i kërkoi Massimiliano Farris (zëvendës i Simone Inzaghi) ta lejonte të hynte në fushë. Farris i qendroi lojës: "Bëj nxemjen!". Ashtu si edhe Marcus Thuram në fund të ndeshjes, kur lojtarët po përshëndesnin tifozët. Lexo më tej: Video/ Inter i papërmbajtshëm! Poker ndaj Udineses e parakalim i ri ndaj Juventus Në fund të ndeshjes Pavard doli në fushë dhe shkoi me shokët e tij te Curva Nord për të festuar suksesin 4-0. Në këtë moment, Marcus Thuram shfrytëzoi rastin për të bërë një shaka me të. Në kohën kur mbrojtësi po tërhiqej mbrapsht me shikimin e drejtuar nga tifozët, sulmuesi u përkul pas tij dhe e bëri të rrëzohej. Pavard u ngrit dhe e ndoqi me inat, por pastaj nisi të qeshte, duke demonstruar një formë fizike tashmë të shkëlqyer. Keqardhja ishte i gjithi për kostumin e bardhë të mbrojtësit, i cili u ndot me bar: Pavard ia vuri në dukje duke buzëqeshur Thuram...
 
View this post on Instagram
 

A post shared by AmalaTV (@amala.tv)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI