Flash

Video/ United katastrofë: ten Hag turpërohet në Olt Trafford nga Bournemouth

Lapsi.al 9 December 2023
Video/ United katastrofë: ten Hag turpërohet në Olt Trafford nga

Manchester United dështon të futet në zonën Champions dhe e bën në mënyrën më të keqe. Skuadra e ten Hag mposhtet 0-3 në Old Trafford nga Bournemouth. Në ndeshjet e tjera fiton Sheffield 1-0 me Brentford, ndërsa dy sfidat e tjera mbyllen në barazim 1-1.

MANCHESTER UNITED-BOURNEMOUTH 0-3

Humbje e rëndë për Manchester United, që pas suksesit ndaj Chelsea, u kthye në pasiguritë e zakonshme. Red Devils befasohen në mënyrë sensacionale 3-0 në Old Trafford ndaj Bournemouth. Cherries kaluan menjëherë në epërsi, në minutën e 5'. Cook depërtoi në të djathtë dhe shërbeu në qendër për Solanke, që bëri 1-0. Para pushimit autori i golit goditi shtyllën, më pas, brenda katër minutave në pjesën e dytë ndeshja përfundoi. Billing, i cili hyri në lojë në minutën e 58', iu deshën 10 minuta për të dyfishuar epërsinë, në krosimin nga e djathta të Tavernier. Trigolëshi erdhi në zhvillimet e një goditje këndi, kur në një tjetër krosim të Tavernier, shënoi Senesi. United nuk arrin të kapë rivalët e City dhe mbetet -3 nga vendi i katërt. Ndërsa Bournemouth dëshmohet se është skuadra në formën më të mirë në këtë fazë të kampionatit. Cherries kanë katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit e kanë tashmë 19 pikë.

BRIGHTON-BURNLEY 1-1

Brighton ndalet, por arrin të shmangë një humbje në finale. Përfundoi 1-1 kundër një Burnley që ëndërroi befasinë falë golit të Odobert në fund të pjesës së parë. Megjithatë, ishte Adingra ai që shpëtoi nga humbja Seagulls, duke barazuar me një goditje me kokë, pas asistit të Gross në minutën e 77'. Brighton nuk ishte në gjendje të përfundonte rikthimin në fund dhe ngjitet në 26 pikë, katër më pak se zona e Champions League e mbajtur aktualisht nga Manchester City. Ndërsa Burnley arrihet nga Sheffield United në kuotën e 8 pikëve.

WOLVERHAMPTON-NOTTINGHAM 1-1

Wolves barazuan 1-1 në shtëpi kundër Nottingham. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë. Në minutën e 14' Toffolo i dha epërsinë miqve, ndërsa në minutën e 32' barazoi skuadra e drejtuar nga O'Neil, falë Cunha. Rezultati nuk ndryshoi gjatë pjesës së dytë. Një pikë dukshëm më e dobishme për skuadrën vendase, edhe pse Nottingham gjeti një rezultat pozitiv pas katër humbjeve radhazi. Megjithatë, diferenca me zonën e rënies është vetëm 5 pikë.

SHEFFIELD UNITED-BRENTFORD 1-0

Sheffield United sheh shpëtimin. 1-0 kundër Brentford është thelbësor për të reduktuar diferencën nga zona e shpëtimit. Suksesi i dytë në kampionat erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë falë golit të McAtee. Tani, shpëtimi është vetëm dy pikë larg: 8 kundër 10 të Everton, i cili është i katërti nga i fundit në tabelë me, megjithatë, një ndeshje më pak. Brentford, ndërkohë, bie, i mbërthyer në 19 pikë dhe i kapur në renditje nga Wolverhampton dhe Bournemouth.

Lexo më tej: Video/ Liverpool përmbys Crystal Palace në minutën e 90': Salah 200 gola me fanellën e Reds

Premier League England

Crystal Palace 1-2 Liverpool

Brighton 1-1 Burnley

Manchester United 0-3 Bournemouth

Sheffield United 1-0 Brentford

Wolves 1-1 Nottingham Forest

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI