Flash

Tre vjet më parë shuhej Paolo Rossi, mesazhi prekës i së shoqes: "Faleminderit që më msove jetën"

Lapsi.al 9 December 2023
Tre vjet më parë shuhej Paolo Rossi, mesazhi prekës i së
Kanë kaluar tashmë tre vjet. Atë natë, mes 9 dhe 10 dhjetorit të një viti të vështirë, u fshi edhe simboli i ëndrrave të realizuara. Një nga pikat e pakta fikse të një brezi në Itali që mendonte se nuk kishte më nevojë për shenjtorë dhe heronj, përpara se ta gjenin një me fanellën e kombëtares me krahët në ajër duke vrapuar në fushë pasi fitoi një Kupë Bote. Paolo Rossi ishte një shembull për të gjithë, brenda e jashtë fushës. E nuk kishte nevojë të largohej nga kjo tokë për t'u bërë një model. Federica Cappelletti, ish-bashkëshortja e tij, publikoi një postim në Instagram, duke ndërthurur dhimbjen me mirënjohjen, për të rizbuluar madhështinë e burrit që kishte zgjedhur si partner të saj të jetës.

POSTIMI I BASHKËSHORTES

"Tre vjet më parë, sot, disa minuta pas mesnate mbaroi. Tre vjet më parë, sot u largove në heshtje, pas nëntë muajsh dhimbje e beteje, mes vuajtjes dhe frikës. Ne ishim gjithmonë bashkë, deri në fund. Në të mirë e në të keq, e kujton? Nuk të lashë asnjë çast, luftova me ty, të doja thellësisht dhe vazhdoj të të dua kështu. Tri vite të gjata kanë kaluar por kujtesa ime ka mbetur e paprekur dhe sot rinovon dhimbjen cnjerëzore prej tre vitesh. Tre vjet më parë sot, më le mua dhe fëmijët e tu, por për ne nuk u largove kurrë. Ti mbetesh e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e emocioneve tona, e zgjedhjeve tona, e rrugës sonë. Inspirimi, forca jonë që nis nga ndërgjegjësimi se kam qenë aq shumë e dashur nga ty. Sot dua të të falënderoj sërish që më ke dhënë lumturinë, që më ke dashur aq shumë, që më ke bërë gruan që jam, që më ke lënë kaq shumë nga vetja, që më ke dhënë gëzimin e të qenit grua, nënë e dy vajzave të mrekullueshme, vajza të vogla kur u largove dhe sot adoleshente për të cilat jam sinqerisht krenare. Faleminderit që më mësove për jetën. Ti ishe i jashtëzakonshëm, por reflektoje thjeshtësinë. Fjalët e mia janë shpesh fjalët e tua. Zgjedhjet e mia janë të tuat. Buzëqeshja e fëmijëve të tu është buzëqeshja jote. Të njoha siç nuk e kisha imagjinuar kurrë dhe u bëre gjithçka imja. Gjithçka e jona. Të ecja përpara ishte e komplikuar, por ti më mësove dhe na mësove edhe këtë. Kokën lart, guxim, vendosmëri dhe forcë. Më ke thënë gjithmonë këtë. E bëra, e bëmë. Le të vazhdojmë ta bëjmë. Cdo dite. E ti je me ne, i gdhendur në zemrat dhe mendjet tona, duke sjellë gjithmonë gëzim, vlera, parime. Shpresoj të jesh krenar për mua, për ne. Faleminderit Paolo, edhe një herë i jashtëzakonshëm, unik, i pazëvendësueshëm. Mbetesh rrënja e pemëve tona. Me ka marrë malli shumë për ty. Gjithmonë. Por siç e sheh ne vazhduam të ecnim. Siç deshe. Mirupafshim dashuri. Fluturo lart, këtë herë po, kudo që të jesh ❤️”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI