Flash

Batuta e komentatorit të Sky për Onana, ekzalton tifozët: "Mrekulli... bëri një pritje"

Lapsi.al 7 December 2023
Batuta e komentatorit të Sky për Onana, ekzalton tifozët:
Mrekulli e Onana. Ose më mirë: mrekulli, Onana bëri një pritje. Kjo është batuta e komentatorit të Sky Sport, Nicola Roggero, i cili ndezi ironinë në rrjetet sociale me komentin e tij, në ndeshjen Manchester United-Chelsea. Një batutë e bukur, që lidhet me gabimet e fundit të portierit kamerunas. Aventura e portierit Onana me fanellën e Djajve të Kuq nuk nisi në mënyrën më të mirë. Në të vërtetë, që kur ai zbarkoi në Mançester ka pasur disa ndeshje të ndikuara negativisht nga 'gafat' e tij. Përfaqësime që bënë xhiron e internetit dhe e vunë ish-portierin e Inter në shënjestër të kritikave të shumta. Kundër tij, sidoqoftë, nuk janë vetëm tifozët e United. Edhe komentatori Nicola Roggero ka dashur t’i bëjë një provokim – në mënyrë shakaje – me portierin e kryqëzuar.

RRJETET SOCIALE TË EKZALTUARA PAS KOMENTIT

“Mrekulli në Mançester: bëri pritje edhe Onana”, ishte komenti ironik i komentatorit të Sky pas një largimi efektiv të portierit kamerunas ndaj Jackson, sulmuesit të Chelsea. Videoja u ripostua në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u ‘ekzaltuan’ dhe u argëtuan nga batuta e Roggero. Ish-interisti tani është nën kritikat e të gjithëve. Impakti i tij në Old Trafford nuk ishte ai i shpresuari, pas një viti sensacional me zikaltrit. Duke bërë krahasimin edhe me faktin që porta e United ishte mbrojtur nga De Gea, tifozët e Red Devils e kanë të vështirë gafat e kamerunasit. Lexo më tej: Video/ Dy gafa të Onana dënojnë United: 3-3 në Stamboll, anglezët nuk e kanë më kualifikimin në dorë

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI