Flash

Pagliuca, ish-portieri i Inter mbron Donnarumma e kritikon Maignan: "Mbrohet nga shtypi"

Lapsi.al 7 December 2023
Pagliuca, ish-portieri i Inter mbron Donnarumma e kritikon Maignan:
Gianluca Pagliuca, ish-portieri i Inter dhe kombëtares italiane, ka folur për paraqitjet e fundit të Mike Maignan me Milan. Ai kritikoi portierin francez, duke treguar me gisht favorin që atij i bëhet nga shtypi. Pagliuca ka folur në edicionin e sotëm të Libero dhe ka komentuar ndër të tjera paraqitjet e fundit të Mike Maignan e ish-milanistit Donnarumma. Ish-portieri i Inter dhe Bolonja foli ashpër në lidhje me portierin francez: “Ai po bën më pak mirë se në vitin e tij të parë, por mbrohet nga shtypi”. Pagliuca foli edhe për Gigio Donnarumma gjatë fjalës së tij. Për ish-portierin kuqezi, tani te PSG, ndryshe nga Maignan, ai i doli në mbrojtje. E kjo pavarësisht se titullari i Italisë ka qenë protagonist i disa gabimeve së fundmi, me fanellën e PSG-së. Lexo më tej: Video/ Donnarumma, gafë e tmerrshme në golin e Newcastle: portieri dy gabime në 5 ditë, në Paris nuk e duan Ish-portieri i Kombëtares tha për numrin 1 aktual të të kaltërve: “Po e masakrojnë se duan ta bëjnë të paguajë që parapëlqeu paratë e PSG-së ndaj Milan. Atëherë unë ju pyes: sa flamuj ka sot në futboll?”. Ndoshta, pyetja e tij ka përgjigjen e konceptit që ish-interisti ka dashur të japë, por kjo nuk e zhbën faktin se Donnarumma po gabon me rregullsi dhe Maignan po konfirmohet shumë më lart.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI