Flash

Zbulimi befasues vjen nga Franca: "Milan Lab është shkaku i dëmtimeve të shumta"

Lapsi.al 6 December 2023
Zbulimi befasues vjen nga Franca: "Milan Lab është shkaku i

Dëmtimet te Milan janë kthyer në një problem serioz që nuk mund të anashkalohet më. Që nga fillimi i kampionatit, kuqezinjtë kanë raportuar 25 dëmtime, 18 prej të cilave janë muskulare. Mesatarisht një në çdo tre ditë dhe vetëm tetë lojtarë nuk janë dëmtuar deri më tani. Por kush e ka fajin? Nga Franca e drejtojnë gishtin nga Milan Lab.

ÇFARË ËSHTË MILAN LAB?

Portali i njohur francez 'So Foot' identifikon Milan Lab si përgjegjësin kryesor për këtë problem dëmtimesh: “I shpallur si pararendës i mjekësisë sportive në fillim të viteve 2000, kjo qendër kërkimore sot rezulton joefektive”. Në fakt, kur u themelua në vitin 2002 me një kosto prej 2.5 milionë euro nga Silvio Berlusconi, Milan Lab kishte për qëllim optimizimin e psikofizikës së sportistëve. Por mbi të gjitha, synonte parandalimin e dëmtimeve përmes metodave që varionin nga ushqimi te përgatitja atletike.

MILAN LAB NUK FUNKSIONION ME TË RINJTË

Ky laborator i lejon Milan të rekrutojë lojtarë më të vjetër dhe për këtë arsye të minimizojë kostot, duke marrë rezultate bindëse sportive. Një metodë që do të frymëzonte edhe klube të tjera si Manchester United, Chelsea, Boca Juniors por do të shtrihej edhe në sporte të tjera si basketbolli me San Antonio Spurs, futbolli amerikan me Miami Dolphins apo edhe F1 me McLaren. Ndërsa metodat bëjnë mrekulli për lojtarët më të vjetër, ato rezultojnë më pak efektive për lojtarët më të rinj.

Pra, nëse nga njëra anë Milan Lab ka lejuar disa lojtarë ekspertë të zgjasin karrierën e tyre, nga ana tjetër ka shkaktuar probleme të ndryshme për të rinjtë që kanë veshur dhe veshin fanellën e kuqezinjve: nga Pato te El Shaarawy, duke kaluar nga Bonaventura e Montolivo. Sipas So Foot, sot më shumë se kurrë, me një skuadër që është mesatarisht më e re se 20 vjet më parë, "metoda e Milan Lab" është shkaku kryesor i shumë dëmtimeve. A është e vërtetë kjo teori? Sigurisht që ka një problem dhe duhet zgjidhur sa më parë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI