Flash

Shqipëria zgjedh kampin bazë në Gjermani 2024: ja ku do të akomodohen kuqezinjtë

Lapsi.al 6 December 2023
Shqipëria zgjedh kampin bazë në Gjermani 2024: ja ku do të

Një destinacion komod dhe modern për nga infrasktruktura dhe i tillë që të lehtësojë lëvizjet e kombëtares në ndeshjet e grupeve. Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të qëndrimit për finalet e Gjermani 2024! Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se qendra ku do të qëndrojë skuadra kuqezi përgjatë finaleve të turneut është SportCentrum Kaiserau. Bëhet fjalë për një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive në afërsi të Dortmundit.

SPORTCENTRUM KAISERAU

Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të rëndësishme. Aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë. Qendrën e kanë zgjedhur rregullisht edhe klube si FC Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul, FC Porto, apo Borusia Dortmund. Bëhet fjalë për një qendër ekselence sportive që ofron të gjitha kushtet e duhura, duke përmbushur kërkesat e stafit teknik. Trajneri Sylvinho dhe stafi i FSHF-së vizituan dy ditë më parë lokacionet e sugjeruara nga UEFA. E në fund, pas një pune këmbëngulëse, arritën të sigurojnë shërbimet e kësaj qendre stërvitore.

LËVIZJET E KUQEZINJVE

Kampi bazë i Shqipërisë është përzgjedhur në një lokacion që ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e turneut. 24 orë para çdo ndeshjeje ekipi Kombëtar do të transferohet në qytetin ku do të luhet takimi. E pas ndeshjes do të kthehet përsëri në kampin bazë për të vijuar përgatitjet.

Shorti i 2 dhjetorit për Gjermani 2024 e pozicionoi Shqipërinë në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e Dortmundit, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin e Hamburgut. Ndeshja e tretë e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI