Flash

Video/ Arsenal përmbys 3-4 Luton në shtesë, Rice vendosi në minutën e 97': fitore edhe për Wolves

Lapsi.al 5 December 2023
Video/ Arsenal përmbys 3-4 Luton në shtesë, Rice vendosi në

Në ndeshjen hapëse të javës së pesëmbëdhjetë të Premier League, vjen një fitore e bujshme e Arsenal, 4-3 në fushën e Luton Town. Osho iu përgjigj golit hapës të Martinelli, por Gabriel Jesus i ktheu Gunners në avantazh pak para fundit të pjesës së parë. Në të dytën Adebayo dhe Barkley iluzionuan vendasit, të arritur nga Havertz dhe të përmbysur në fund nga Rice. Fiton edhe Wolverhampton, 1-0 ndaj Burnley falë golit të Hwang.

Një 4-3 i çmendur për Arsenal, fitues në fushën e Luton Town. Gunners menaxhuan menjëherë zotërimin e topit, me avantazhin që nuk vonoi. Në minutën e 20' Saka shërbeu brenda zonës për goditjen precize të Martinelli, që bëri rezultatin 1-0. I menjëhershëm reagimi i vendasve dhe pesë minuta më vonë Osho riktheu në ekuilibër ndeshjen, pas zhvillimit të një goditje këndi. Skuadra e teknikut Arteta nuk u dekurajua dhe pak para pushimit u rikthehen sërish përpara 1-2, falë goditjes me kokë të Gabriel Jesus në minutën e 45'.

Lexo më tej: Everton -10 pikë për një shkelje financiare, City akuzohet për 115: Guardiola rrezikon rrëzimin nga Premier

PËRMBYSJE E KUNDËR-PËRMBYSJE

Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e drejtuar nga Edwards arriti në mënyrë sensacionale të përmbyste rezultatin. Fillimisht gjeti 2-2 në minutën e 49' me Adebayo, sërish nga këndi. Më pas, në minutën e 57', Barkley mposhti Raya (larg të qenit perfekt) me diagonalenme të majtën. Gunners nuk hoqën dorë nga ndeshja dhe tre minuta më vonë Havertz bazaroi rezultatin 3-3, pas një asist të Gabriel Jesus. Në gjysmë-orën e fundit londinezët u përpoqën ta fitonin në çdo mënyrë takimin dhe ia arritën në minutën e 97'. Declan Rice fiksoi rezultatin në 3-4, falë një pasimi të Odegaard. Arsenal fiton dhe rrit avantazhin në krye të renditjes në 36 pikë dhe për momentin +5 ndaj Liverpool. Një Luton shumë agresiv është mbërthyer në 9 pikë, ende në vendin e katërt nga fundi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI