Flash

Messi, Sportisti i Vitit për 'Time': i pari jo amerikan që merr çmimin

Lapsi.al 5 December 2023
Messi, Sportisti i Vitit për 'Time': i pari jo amerikan që
Lionel Messi është shpallur “Sportisti i Vitit” nga revista Time. Kampioni argjentinas i shton kështu një tjetër njohje prestigjioze listës së tij të pafund të triumfeve, e fundit prej të cilave ishte Topi i Artë i tij i tetë. Messi është atleti i pestë që mund të mburret me titullin, i krijuar në vitin 2019 nga revista prestigjioze amerikane e cila zgjedh "njeriun e vitit" që nga viti 1927.

SPORTISTI I VITIT PËR 'TIME': FITUESIT

- 2019: Ekipi kombëtar i futbollit për femra të Shteteve të Bashkuara - 2020: LeBron James (basketboll) - 2021: Simone Biles (gjimnastikë artistike) - 2022: Aaron Judge (bejsbolli)

MESSI: "BARCELONA ISHTE ZGJEDHJA IME E PARË"

Në intervistën e publikuar me rastin e dhënies së titullit, Messi foli edhe për zgjedhjen për t'u transferuar te Miami, pas përfundimit të kontratës me PSG: “E vërteta është se fatmirësisht kisha disa opsione interesante në tavolinë. Mu desh t'i analizoj, t'i vlerësoj me familjen time, përpara se të merrja vendimin përfundimtar për të ardhur në Miami. Opsioni im i parë ishte të kthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. U përpoqa të kthehesha, por nuk ndodhi". "Mendova shumë për të shkuar në kampionatin saudit, ku e njoh vendin - vazhdoi Messi -. Ata kanë krijuar një kompeticion shumë të fuqishëm, i cili mund të bëhet një kampionat i madh në të ardhmen e afërt. Si ambasador i turizmit të Arabisë, ishte një destinacion që më tërhoqi. Sepse më pëlqeu gjithçka që vizitova e për shkak të rritjes së futbollit në vend dhe për përpjekjet që po bëjnë për të krijuar një kompeticion të nivelit të lartë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI