Flash

Allegri mposht zikaltrin Inzaghi si 'Trajneri më i mirë i nëntorit': "Një nga 'Maestrot' e futbollit tonë"

Lapsi.al 5 December 2023
Allegri mposht zikaltrin Inzaghi si 'Trajneri më i mirë i
Çmimi "Coach Of The Month" i muajit nëntor iu dha trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri. Trofeu do të dorëzohet gjatë ndeshjes Juventus-Napoli, e planifikuar të premten në orën 20:45 në “Allianz Stadium” të Torinos. Çmimi u caktua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individualë. Në thelb, u bazua në kriteret tekniko- sportive dhe cilësinë e lojës së shprehur nga ekipet e tyre. Natyrisht vlerë kishte edhe sjellja/fair-play e mbajtur gjatë ndeshjeve. Për llogaritjen përfundimtare, u morën parasysh javët nga e 11-a deri në 13-ën e Serie A 2023/2024. “Max Allegri është një nga “Maestrot” e mëdhenj të futbollit tonë dhe këtë vit ai e ka bërë Juventus një përzierje perfekte lojtarësh të rinj dhe atyre me përvojë, duke i rikthyer ata në një nga pretendentët kryesorë për titull”, deklaroi CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo -. Përvoja e tij e jashtëzakonshme dhe karakteri i fortë po e lejojnë atë të menaxhojë më së miri një skuadër që i është dashur të kompensojë mungesat e rëndësishme. Juventusi i tij, i cili vazhdon rivalitetin me Inter, është ekipi me serinë më të gjatë të pathyeshmërisë në kampionat". Lexo më tej"Juventus hoqi dorë nga oferta e madhe për Gatti": prapaskena e bujshme si Allegri e ndaloi të ikte

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI