Flash

Video/ Dëmtohet Gjimshiti, shembet Atalanta: super Zapata e Sanabria i japin fitoren 3-0 Torinos

Lapsi.al 4 December 2023
Video/ Dëmtohet Gjimshiti, shembet Atalanta: super Zapata e Sanabria i
Një moment i vështirë për Atalantën. Dëmtimi i Gianluca Scamacca, që do të kthehet në vitin 2024, ndihet menjëherë te bergamaskët, që humbasin gjithashtu edhe mbrojtësin e kombëtares Berat Gjimshiti. Atalanta fundoset 3-0 përballë Torinos, menjëherë sapo qendërmbrojtësi shqiptar la fushën e lojës i dëmtuar. Dygolësh i Duvan Zapata (22' e 95') e penallti e Sanabria (55') që zbritën zikaltrit në vendin e tetë. Ivan Juric mund profesorin e tij Gian Piero Gasperini, ndërsa Torino feston në mënyrën më të mirë ditëlindjen e 117°. Lexo më tej: Video/ Gjimshiti ndalon Sportingun, Atalanta e para: goleada e surpriza në Europa League Në mbrëmjen më të vështirë, lulëzon Torino më i mirë i sezonit. Ata mposhtën Atalantën 3-0, shkuan në gol me dy qendërsulmuesit e tyre (një dygolësh i Zapata, Sanabria me penallti në pjesën e dytë), rifilluan rrugëtimin e tyre, duke legjitimuar plotësisht fitoren përsa i përket lojës dhe vrapimit. Atalanta e Gasperinit dukej thuajse e befasuar nga mbrëmja e shkëlqyer e Granatave, pa e ka gjetur kurrë çelësin për t'i penguar. Kapërcim i bukur në renditje për skuadrën e Juric, në ndjekje të trenit për në Evropë tani vetëm tre pikë larg. Granata i bënë vetes një dhuratë të bukur në 117 vjetorin e klubit. Gasperini pret me ankth të mësojë shkallën e dëmtimit të mbrojtësit Gjimshiti, që doli nga fusha në minutën e 19', tre minuta para se Torino të gjente avantazhin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI