Flash

I anuluan dy gola e nuk i dhanë tre penallti, Olympiacos akuzon rëndë Federatën greke: "Një mafie"

Lapsi.al 4 December 2023
I anuluan dy gola e nuk i dhanë tre penallti, Olympiacos akuzon
Ndodhi vërtet gjithçka në ndeshjen e kampionatit grek mes Volos dhe Olympiacos, që u mbyll me rezultatin 2-2. Në fakt, bardhekuqtë ankohen për shumë vendime të kontestuara të arbitrit: 2 gola të anuluar dhe 3 penallti të padhëna. Episoda të diskutueshme të cilat u pasuan nga protesta shumë e ashpër e tifozëve të klubit të Athinës. Ultrasit tentuan të pushtonin fushën, duke hasur në kundërshtimin e policisë që përdori gaz lotsjellës. Në fund të ndeshjes, Olympiacos ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka hedhur akuza shumë të rënda ndaj federatës greke të futbollit.

OLYMPIACOS AKUZON FEDERATËN GREKE

Sipas Olympiacos, ka një përpjekje të qartë brenda federatës për të shkatërruar klubin. Deklarata e bardhekuqve hodhi akuza shumë të rënda ndaj drejtuesve federalë. Mbi të gjitha, fakti që dërguan arbitrin Papapetrou për të drejtuar ndeshjen kundër Volos, me dëshirën e qartë për të vendosur kampionatin “paraprakisht”. Tonet e përdorura janë shumë të ashpra, me autoritetet shtetërore dhe gjyqësore të akuzuara për "indiferencë" përballë "fatit të errët" në të cilin thuhet se po bie futbolli grek me "mafian në pushtet (federata red.)". Disa pasazhe të deklaratës janë shumë të ashpra dhe tregojnë pozicionimin e Olympiacos: "Ajo që do të ndodhë tani e tutje është e paqartë. Mafia do të vazhdojë punën e saj çdo javë me arbitra, shashka dhe gaz lotsjellës si armë. A duhet të presim të ndodhë një tragjedi para se qeveria të zgjohet qeveria dhe të veprojë?”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI