Flash

Seferi gol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kastrati më i vlerësuari në Itali: fundjava e kuqezinjve me dritë-hije

Lapsi.al 4 December 2023
Seferi gol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kastrati më i

Shorti mund të mos ishte i mirë për Euro 2024, por forma e kuqezinjve vazhdon të jetë optimale. Futbollistët shqiptarë që luajnë me ekipet e tyre jashtë kufijve të vendit kanë bërë performanca të rëndësishme, duke nisur nga Taulant Seferi. Sulmuesi ishte sërish protagonist me skuadrën e Bani Yas, duke shënuar në minutën e 75’. Seferi vijon formën e mirë, teksa për të ishte ndeshja e dytë radhazi që realizon në kampionat.

Pasi la shenjën e tij në Europa League të enjten me një supergol ndaj Aston Villa, Ernest Muçi u aktivizua sërish titullar në ndeshjen e kampionatit. Legia triumfoi në transfertë me rezultatin 3-0 e Muçi luajti 89 minuta dhe zhvilloi një paraqitje të mirë.

Në Spanjë, Myrto Uzuni e nisi nga minuta e parë takimin ndaj Real Madrid, por pa mundur të lërë shenjë në disfatën e skudrës së tij 2-0. Në La Liga edhe Ivan Balliu u aktivizua si titullar me skuadrën e Rayo Vallecano në humbjen e thellë 4-0 ndaj Athletico Bilbao. Mbrojtësi i kuqezinjve luajti të gjithë takimin. Edhe Keidi Bare e nisi si titullar me Espanyol në humbjen 2-0 ndaj Real Oviedo. Mesfushori kuqezi qëndroi në fushë vetëm për një pjesë, më pas u zëvëndësua.

KUQEZINJTË ITALIANË

Në Itali, Berisha dhe Ismajli vijojnë të jenë titullar të padiskutueshëm me skuadrën e Empolit. Edhe këtë fundjavë të dy lojtarët bënë një paraqitje të mirë në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Genoa. Ylber Ramadan e nisi nga minuta e parë ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Bologna. Mesfushori kuqezi luajti 76 minuta për Leçen në barazimin 1-1.

Elhan Kastrati ishte lojtari i ndeshjes në fitoren minimale 0-1 të Cittadella ndaj Feralpisalo. Porteri kuqezi bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke mbajtur portën e paprekur. Sajti i specializuar për statistika sofascore e ka vlerësuar me notën 7.7, më e larta nga të dyja skuadrat.

Si titullar me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Frederic Veseli, Mario Mitaj, Klaus Gjasula, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Nedim Bajrami, Arbnor Muja e Armando Broja.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI