Flash

Video/ Stola të thyer, flakadanë e sherr në derbi: shënoi ai që s'duhej të luante për Tiranën e barazoi Keko

Lapsi.al 3 December 2023
Video/ Stola të thyer, flakadanë e sherr në derbi: shënoi ai

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit e ata që gëzojnë janë në Rrogozhinë. Egnatia tani është kryesuese e vetme, me Partizanin që nuk mund t'i kalojë as nëse fiton rikuperimin me Teutën të mërkurën. Mbyllet 1-1, një ndeshje e luftuar, me shëmtinë e atyre tifozëve që tentonin të godisnin lojtarët kundërshtarë me copa stolash të thyera, me flakadanët e zakonshëm e me një sherr që rrezikoi të degjeneronte mes Dokës e Rrapajt. Në fusha pastaj vendosi Hasani, që as nuk duhej ta luante këtë ndeshje e Keko, asi nën mëngë i Abilaliajt.

STOLA TË THYER MBI LOJTARËT

Ndeshja në “Air Albania” nisi me vonesë për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike nga ana e tifozëve. E këtu u kuptua shfaqja me të cilën Tirana e Partizani duhet të bënin gjatë gjithë derbit 201 të kryeqytetit. Tifozët më pas u bënë shkaktarë edhe për nderprerjen e ndeshjes për hedhjen e sendeve të forta në fushë. Madje u rrezikuan edhe lojtarët kur Najdovski e Mba e pësuan nga copat e thyera të stolave.

VENDOSI HASANI E KEKO

Nuk duhej të luante, por mjekët e Tiranës bënë të pamundurën që Hasani të ishte në fushë. E pikërisht numri 9 shënoi golin e avantazhit për bardheblutë në minutën e 28'. Goli i 9 për sulmuesin e Tiranës, goditja e të cilit nuk i la asnjë shans Qirkos, e është tani shënuesi më i mirë i kampionatit, duke arritur të ndjerin Dëamena.

Tirana asfiksuese në presing vuajti limitet fizike në pjesën e dytë dhe Partizani mori skenën, edhe falë zëvendësimeve që janë luks për Abilaliaj. në fushë Mensah e Keko dhe pikërisht ish-sulmuesi i Korabit barazoi në minutën e 79'. Murataj shërbeu në qendër dhe Keko me të majtën mposhti Abdullahun.

SHERR NË FUSHË E PAS NDESHJES

Doka dhe Rrapaj nuk i kontrolluan dot nervat e tyre, duke u përplasur fizikisht në pjesën e dytë. Dy lojtrarët shpëtuan me nga një karton të verdhë, pavarësisht kapjes me duar e shtyrjeve të forta. Cështja është se të vazhduan edhe pas përfundimit të lojës dhe mund të jenë pjesë e Komisionit të Etikës e Disiplinës, falë pamjeve filmike.

[video width="1208" height="612" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/derbi.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI