Flash

Derbi që vendos diktatin mbi kryeqytetin në statistika: Tirana zotëron topin, Partizani zonën

Lapsi.al 3 December 2023
Derbi që vendos diktatin mbi kryeqytetin në statistika: Tirana
Tirana e Partizani do të zbresin në fushë për hereë të 201, mes sfidave të luajtura në të tre kompeticionet zyrtare. Nuk ka rëndësi nëse është në fushën e bardhebluve apo të kuqve (përvec numrit të tifozerive respektive) sepse ndeshja luhet në stadiumin Arena Kombëtare. Që nga viti 2019 ndeshjet derbi janë të përhershme në këtë impiant duke u bërë një rekord shikueshmërie me dy klubet që vijojnë të fiksojnë të ardhura të mira. Dy ekipet kryesore të kryeqytetit këtë vit e gjejnë veten duke ndjekur nga pas një ‘Egnatia’ befasuese. Tirana është tashmë 12 pikë larg kreut të klasifikimit dhe kjo ndeshje do të jetë tepër e rëndësishme.

DOMINUES PËRPARA

Luhet për renditjen, e luhet për qytetin. Një ndeshje që të dy skuadrat e dinë mirë që shkon përtej tre pikëve. E pikërisht për këtë pritet të jetë shumë e hapur dhe ofensive, duke i besuar edhe statistikave. Tirana është skuadra që ka përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit në kampionat, me një mesatare prej 58%. Partizani është i dyti në këtë statistikë, me një mesatare prej 53%. Dy skuadrat e kryeqytetit janë ato që godasin më shumë portat kundërshtare: më shumë se 12.5 gjuajtje në portë nga Partizani dhe thuajse 12 për Tiranën. Tirana është gjithashtu skuadra që në të gjithë kampionatin e çon më së shumti topin në zonën kundërshtare, më shumë se 17 herë për ndeshje.

MBROJTJET TOLERANTE

Statistika të rëndësishme ofensive, por mbrojtjet nuk është se impresionojnë në mbrojtje. Prapavijat e Ahmatajt e Abilaliajt renditen në vendin e pestë e të gjashtë në kampionat, si ekipet që pësojnë më shumë konkluzione në portë (rreth 10 goditje për ndeshje). Nëse duhet gjetur një arsye se pse pësojnë shumë gjuajtje në portë, mund të thuhet se këto dy skuadra nuk kanë shumë ekuilibër mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse.

PRECEDENTËT

Në 198 ndeshje të luajtura në kampionat e Kupë janë 79 fitore në favor të Partizanit, 61 barazime e 58 fitore për bardheblutë. Sukesi i tyre i fundit është ai i 2 tetorit të vitit 2022, me suksesin 0-2 falë dygolëshit të Redon Xhixhës. Të kuqtë dominojnë edhe numrin e golave: 262 realizime kunddrejt 215 të Tiranës. Në Superkupë, dy skuadrat janë përballur dy herë, në vitin 1997, finalja nuk u zhvillua për shkak të ngjarjeve të dhunshme që përfshinë vendin tonë. Ndërsa në vitin 2004, Partizani triumfoi me rezultatin 2-0. Në stadiumin “Air Albania” më 3 dhjetor pritet një derbi i fortë, me dy skuadra që sulmojnë mirë dhe që nuk janë të pamposhtura në mbrojtje. Spektakli është i garantuar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI