Flash

“Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë”: Duka reagon për shortin e sinjalizon rivalët

Lapsi.al 2 December 2023
“Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë”:
Spanja, Italia e Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro 2024. Një grup që ka futur në mendime edhe trajnerët e skuadrave më të rëndësishme si Spanja e Italia, por që nuk ka zbehur entuziazmin e Presidentit të FSHF-së Armand Duka. “Është një grup shumë i bukur dhe i fortë njëkohësisht – shkroi Duka, njëherësh edhe zv/presidenti i UEFA-s -. Por futbolli është plot surpriza. Jam i bindur që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë ndaj të tre rivalëve”. Duka më pas ka shprehur vlerësimin e kundërshtarëve të mëdhenj me të cilët do të luajë Shqipëria, por me bindjen se skuadra e Sylvinjo do të luajë shanset e saj: “Respekt për Spanjën, Italinë e Kroacinë. Por pavarësisht eksperiencës së tyre në finalet e këtj kompeticioni, ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Do të shkojmë të luajmë futboll dhe të provojmë të gjitha mundësitë tona. Ne kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm. Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë!” e mbyll postimin e tij reagues për shortin e Hamburgut Duka. Lexo më tej: “Mund të shkonte më mirë”. Spalletti ankohet për shortin, Buffon për Shqipërinë: “Duhet ta kapim me pinca”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI