Flash

Precedentët e Shqipërisë në grupin e Ferrit: 12 humbje në 12 ndeshje me golavarazh -35

Lapsi.al 2 December 2023
Precedentët e Shqipërisë në grupin e Ferrit: 12 humbje

Short më të vështirë nuk mund të peshkohej në Hamburg. Makthi më i keq i teknikut Sylvinho është bërë realitet me Spanjën, Kroacinë e Italinë në grupin e Shqipërisë. Vazo e dytë në këtë rast nuk ka shërbyer për asgjë. Precedentët historikë, në fakt, vetëm sa e qartësojnë më mirë malin që ndodhet përpara kuqezinjve, pa harruar t’i shtojmë faktin se luajmë kundër italianëve 4 herë kampionëve të botës e dy herë kampionëve të Europës, spanjollëve një herë kampionë bote tre herë Europe dhe kroatëve nënkampion bote.

KUNDËR SPANJËS SHIFRA KATASTROFË

Spanja nuk është se ka bërë shumë kompromise kur ka luajtur përballë Shqipërisë. Madje humbjen më të thellë e kemi pikërisht ndaj iberikëve me një 9-0 të frikshme, e fundit në përballjet në kualifikueset e një Europianinë 19 dhjetor 1990. Precedentët nuk lënë hije dyshimi, 8 humbje në po kaq ndeshje, me vetëm 3 gola të shënuar e bukurinë e 31 golave të pësuar. E fundit ndeshje me La Roja ka qenë miqësorja e 26 marsit 2022 e përfunduar 2-1, ndërsa në ndeshje zyrtare, hera e fundit ka qenë në 6 tetor 2017, me një 3-0 impresionuese.

VETËM NJË GOL I SHËNUAR KUNDËR ITALIANËVE

Precedentët janë sigurisht më pak kundër Italisë, por nuk ndryshon fakti që kemi vetëm humbje. Në katër ndeshje kemi dalë po kaq herë të mundur me një golavarazh 7-1. Portën e Azzurri e kemi ndëshkuar vetëm në miqësoren e 16 nëntorit 2022, në atë 1-3 që është edhe hera e fundit që kombëtaret kanë qenë përballë. Për të fundit ndeshje zyrtare duhet kthyer në 9 tetorin 2017, ku ishim në të njëjtin grup edhe me Spanjë si tani: 0-1 triumfuan italianët në atë rast.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI