Flash

Egnatia, tris Vllaznisë e pret e qetë derbin e kryeqytetit: Tetova provon arratinë në krye të renditjes

Lapsi.al 2 December 2023
Egnatia, tris Vllaznisë e pret e qetë derbin e kryeqytetit: Tetova

Egnatia ka likuiduar 3-0 Vllazninë, në ndeshjen e parë të javës së 15 të Superiores. Skuadraës së Edlir Tetovës i ka mjaftuar një pjesë loje për të siguruar tre pikët. Ndreca, Paulauskas e Isgandarli vendosën ndeshjen, duke ngjitur rrogozhinasit në kuotën e 33 pikëve, në pritje të derbit të kryeqytetit. Prova arratie në krye të renditjes nga Egnatia, që shpreson shumë që në përplasjen e ndjekësve Tirana-Partizani të dalë rezultati i duhur për ta. Asnjëherë në ndeshje, Vllaznia bëri hapa prapa, në krahasim me fitoren e arritur javën e kaluar në shtëpinë e Teutës.

VLLAZNIA E ARKIVUAR NË NJË PJESË

E thjeshtë, madje shumë më tepër se duhej për rrogozhinasit, në një pjesë të parë që i legjitimoi hierarkitë e renditjes edhe në fushë. Takimi u zhbllokua në minutën e 23′ nga Ndreca, që shënoi me të majtën në asistin e Spahiut. Vllaznia e ndjeu goditjen dhe nuk mundi të reagojë, duke u dorëzuar plotësisht pastaj në minutën e 31' kur Paulauskas dyfishoi shifrat. Isgandarli pastaj siguroi rezultatin në mbyllje të pjesës së parë, kur finalizoi një kundërsulm brilant të Egnatias.

Lexo më tej: Superiore/ Krizë apo shpëtim për Tiranën, demostrim force për Partizanin: luhet derbi i kryeqytetit

Një rezultat që lejoi teknikët të ndryshojë lojtarët, Tetova për t'i ruajtur, duke i dhënë minuta atyre që më pak kanë patur, si Memolla e Osmani duke provuar të ndryshojë situatën. Bruno Gomes nuk është se mund të bënte shumë në Arena Egnatia në këtë pikë, edhe pse sinjalet provoi ti jepte kapiteni Balaj. Egnatia mund të shënonte golin e katërt me goditjen e dënimit të Ndrecës, që për fatin e Qarrit kaloi ngjitur me shtyllën. Egnatia e sheh veten tashmë me 33 pikë e me bindjen se është mjaftueshëm e fortë për të synuar titullin deri në fund. Vllaznia mbetet në vendin e 5 me 17 pikë, por Osmani ka shumë punë për të bërë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI