Flash

Video/ Muçi, makth për Aston Villa: goli i tretë në dy ndeshje me anglezët për sulmuesin kuqezi

Lapsi.al 1 December 2023
Video/ Muçi, makth për Aston Villa: goli i tretë në dy

Legia Varshavë nuk arriti të merrte rezultat pozitiv në shtëpinë e Aston Villa, por Ernest Muçi i tronditi për të dytën ndeshje radhazi anglezët. Sulmuesi i kombëtares shënoi golin e vetëm të polakëve, në humbjen 2-1 ndaj Villians. Muçi kishte shënuar dygolësh edhe në ndeshjen e parë të fituar nga Legia në Poloni. Këtë herë Aston Villa arriti të merrte fitoren, që i lë në krye të grupit E. 12 pikë për Unai Emery e 9 për Legia.

Në Villa Park, Diaby shënoi golin e avantazhit për anglezët në minutën e 4'. Muçi iu përgjigj në minutën e 20' me një gol fantastik, që barazoi rezultatin dhe frikësoi Villians. Megjithatë, në minutën e 58' Moreno riktheu vendasit në avantazh. Tani Legia duhet të mos humbasë në ndeshjen e fundit me AZ Alkmaar që është 3 pikë pas tyre, për tu kualifikuar.

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e parafundit në grupet e Ligës së Konferencës, ku u shënuan në total plot 22 gola. Padyshim që surpriza më e madhe e mbrëmjes së sotme, ishte disfata 6-1 e gjigantëve të Fenerbahçe ndaj Nordjeland. PAOK mposhti 1-2 gjermanët e Eintracht Frankfurt.

Lexo më tej: Koliçi gabon, Ballkani fundoset në Tiranë: Plzen fiton 0-1, por Daja mund ende të kualifikohet në Conference

Raundi i pestë i Grupit F të Conference League i buzëqesh Fiorentinës, që mundi 2-1 Genk dhe kalon në fazën me eleminim direkt. Kayembe e zhbllokoi takimin në minutën e 45', ndërsa Martinez Quarta u kundërpërgjigj menjëherë më pas. Në minutën e 82', Nico Gonzalez u kujdes të shënonte penalltinë e fituar nga Kayode dhe e çoi ekipin e tij në 11 pikë, dy më shumë se Ferencavaros. Hungarezët fituan në minutën e 98' në Serbi ndaj Cukaricki. Në rast barazimi apo fitoreje në raundin e fundit ndaj hungarezëve, Fiorentina do të shkojnë direkt në fazën me eleminim direkt.

NDESHJET E MBRËMJES NË CONFERENCE LEAGUE

Conference League Group B

Breidablik 1-2 Maccabi Tel Aviv

Gent 4-1 Zorya

Conference League Group E

AZ Alkmaar 1-0 Zrinjski Mostar

Aston Villa 2-1 Legia Warszawa

Conference League Group F

Cukaricki 1-2 Ferencvaros

Fiorentina 2-1 Genk

Conference League Group H

FC Nordsjaelland 6-1 Fenerbahce

Spartak Trnava 1-2 Ludogorets Razgrad

Conference League Group G

HJK Helsinki 2-2 Aberdeen

Eintracht Frankfurt 1-2 PAOK FC

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI