Flash

Video/ Gjimshiti ndalon Sportingun, Atalanta e para: goleada e surpriza në Europa League

Lapsi.al 30 November 2023
Video/ Gjimshiti ndalon Sportingun, Atalanta e para: goleada e surpriza në

Verdiktet e para në raundin e 5 të grupeve të Europa League janë dhënë. Atalanta barazon 1-1 dhe është e para. Gjimshiti dhe të tjerët ndalën portugezët në tentativën për ti rimarrë berganmaskëve fronin. Brighton kualifikohet në grupin B falë fitores 1-0 ndaj Aek Athens. Në grupin A fitojnë edhe Freiburg, që mposhti Olympiacos me rezultatin 5-0 dhe Ëest Ham, të cilit i mjaftoi vetëm 1-0 ndaj Backa Topola. Rennes gjithashtu kalon në grupin F, duke mposhtur 3-0 Maccabi Haifa, ndërsa Betis bie kundër Sparta Pragës së Qazim Laçit dhe duhet të shtyjë çështjen kualifikim.

GRUPI A

Në Grupin A gjithçka ishte e lehtë për Freiburg, që mposhti Olympiacos 5-0 në shtëpi. Katër gola në një pjesë loje për gjermanët, me Gregoritsch si super protagonist. Në minutën e 3’ sulmuesi hapi rezultatin me një gjysmëkthesë, dyfishoi epërsinë nga këndi pesë minuta më vonë dhe e çoi topin në shtëpi në minutën e 36’ me trigolëshin personal. Në minutën e 42’ kishte vend edhe për golin e Sidillias. Në pjesën e dytë ritmi u ul, por në minutën e 77’ Doan bëri rezultatin 5-0 në finale.

Në ndeshjen tjetër të grupit, West Ham vuajti shumë ndaj Backa Topola, por arriti të triumfojë 1-0 në fund dhe të kalojë në turin tjetër. Hammers ishin gjithmonë në kontroll të ndeshjes gjatë gjithë nëntëdhjetë minutave. Serbët u mbyllën dhe nuk lanë hapësirë për anglezët. Vetëm goditja e Soucek në minutën e 89’ mjaftoi për të zgjidhur ndeshjen. Freiburg dhe West Ham ngjiten në 12 pikë dhe do të garojnë për vendin e parë në grup në ditën e fundit.

GRUPI B

Brighton mposhti AEK Athinë 1-0 jashtë fushe dhe siguron kalimin për në fazën e eliminimit direkt të Europa League. Në pjesën e parë grekët dominuan efektivisht ndeshjen, me Seaguls që shpëtuan mirë në disa raste. Vendasit madje goditën edhe një shtyllë. Në fillimin e pjesës së dytë, djemtë e De Zerbi arritën të zhbllokojnë ndeshjen me penalltinë e kthyer në gol nga Joao Pedro në minutën e 55’. Brighton fiton 1-0 dhe kalon, duke pritur për të kuptuar nëse është i pari në grup (që do të thotë raundi i 1/16) apo i dyti (playoff).

GRUPI C

Sparta Pragë përzien letrat në grupin C duke mposhtur befasisht Betis Sevilla me rezultatin 1-0. Pjesa e parë ishte prerogativë e spanjollëve, me çekët që nuk ngurruan të bëjnë disa kundërsulme shumë të rrezikshme. Pas dyzet e pesë minutave të para, vendasit (nga minuta e parë Laçi në fushë) arritën të godasin në minutën e 54’ me Lukas Haraslin. Pas golit të pësuar, bardheblutë u përpoqën të paktën për të barazuar, por nuk arritën të kapnin ndeshjen. Përfundon 1-0, me Sparta Pragë që shkon në 7 pikë, -2 pas Betis.

GRUPI D

Misioni i realizuar për Atalanta në Europa League. Në raundin e pestë të Grupit D, skuadrës së Gasperinit iu desh vetëm një barazim 1-1 me Sporting Lisbonë për të siguruar vendin e parë në grup dhe për të kaluar direkt në 1/16. Në stadiumin Gewiss në pjesën e parë, Dea krijoi disa mundësi dhe zhbllokoi ndeshjen falë një goli të shkëlqyer nga distanca të Scamacca (23'). Më pas në pjesën e dytë reaguan portugezët, që barazuan me Edwards (56') dhe goditi dy shtylla me Goncalves.

Në grupin D,  ku kryeson Atalanta, Rakow Czestochowa shënoi fitoren 1-0 në Sturm Graz. Goli i ndeshjes erdhi në minutën e 81’, me Yeboah që kaloi në avantazh vendasit pas një asisti të Jean Carlos. Fitorja e parë historike për Rakow, që mund të ëndërrojë edhe vendin e tretë për të arritur në Conference.

Lexo më tej: Koliçi gabon, Ballkani fundoset në Tiranë: Plzen fiton 0-1, por Daja mund ende të kualifikohet në Conference

GRUPI F

Fitore dhe kualifikim edhe për Rennes, që mundi Maccabi Haifa me rezultatin 3-0 si mysafir. Dominim total i francezëve, të cilët arritën të zhbllokonin ndeshjen pak para gjysmë ore. Në minutën e 29’ Martin Terrier hapi rezultatin, me një asist të Le Fee, duke u rikthyer të shënojë pas dëmtimit të rëndë të gjurit sezonin e kaluar. Në fillim të pjesës së dytë kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen, falë golit të dytë të Gouiri në minutën e 47’. Të besuarit e Stephan nuk u ndalën pas epërsisë së dyfishtë dhe në kohën shtesë shënuan trisin me Rieder në minutën e 93’. Rennes fiton dhe ngjitet në 12 pikë, duke kryesuar për momentin grupin F dhe me kalimin në raundin tjetër në xhep.

Europa League Group A

Freiburg 5-0 Olympiacos

TSC Backa Topola 0-1 West Ham United

Europa League Group B

AEK Athens 0-1 Brighton

Europa League Group C

Sparta Prague 1-0 Real Betis

Europa League Group D

Atalanta 1-1 Sporting CP

Sturm Graz 0-1 Rakow Czestochowa

Europa League Group F

Maccabi Haifa 0-3 Rennes

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI