Flash

Europa League, Roma e Atalanta duan vendin e parë: Qazim Laçi e Sparta duhet të mposhtin Betis kryesues

Lapsi.al 30 November 2023
Europa League, Roma e Atalanta duan vendin e parë: Qazim Laçi e

Roma duhet të fitojë kundër Servette për të siguruar vendin e parë në grup, por nuk mungojnë sfidat e mëdha në raundin e parafundit të grupeve të Europa League. 32 skuadra do të kërkojnë të arrijnë objektivat e tyre, ndërsa në fushë do të zbresin edhe gjigantët si Liverpool, Roma dhe Atalanta e kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti. Në fushë do të jetë edhe Qazim Laçi me Sparta Pragën dhe Granit Xhaka me Bajer Leverkusen.

"Gjëja më e mirë për Servette do të ishte të futej në fushë me skuadrën e dytë për tu përqendruar në ndeshjen e rëndësishme që do të ketë të dielën. Ne duam të fitojmë që të përpiqemi të përfundojmë të parët në grup. E di që Servette në shtëpi fillon fuqishëm për 20-30 minutat e para, le të shpresojmë që ta kenë mendjen pak te kampionati, sepse duhet të sigurojnë vendin e tretë. Por në shtëpi janë një skuadër për t'u marrë në konsideratë”. Ky është komenti i José Mourinho, trajnerit të Romës, në prag të ndeshjes në transfertë të Europa League kundër Servette.

Me 9 pikë, sa Slavia, Roma nuk duhet të gabojë për të zgjidhur gjithcka në ndeshjen e fundit kualifikuese. Çekët do të kenë një ndeshje të vështirë kundër Sheriff në Tiraspol, kështu që gjithcka mund të ndodhë, pavarësisht se moldavët janë të fundit me 1 pikë.

Lexo më tej: “Arena Kombëtare” mund t’i sjellë fat, Ballkani kërkon kualifikimin kundër Plzen: ja ndeshjet e Conference League

Qazim Laçi dhe Sparta Pragë duhet të mundin kryesuesit e Betis për të shpresuar kualifikimin në javën e fundit. Mesfushori i kombëtares pritet të jetë në fushë kundër spanjollëve, që duan të ruajnë kryesimin e rrezikuar nga Rangers dy pikë më pas. Një tjetër kuqezi është në fushë në kërkim të kualifikimit. Berat Gjimshiti dhe Atalanta kanë 10 pikë, por duhet të luajnë kundër rivalit më të afërt Sporting Lisbona. Portugezët kanë 7 pikë dhe rrezikojnë të arrihen nga Sturm Graz, që me fitoren kundër vendit të fundit Rakow do ti barazonte në renditje.

NDESHJET E MBRËMJES NË EUROPA LEAGUE

Europa League Group A

18:45 Freiburg - Olympiacos

18:45 TSC Backa Topola - West Ham United

Europa League Group B

18:45 AEK Athens - Brighton

21:00 Marseille - Ajax

Europa League Group C

18:45 Sparta Prague - Real Betis

21:00 Rangers - Aris Limassol

Europa League Group D

18:45 Atalanta - Sporting CP

18:45 Sturm Graz - Rakow Czestochowa

Europa League Group E

21:00 Liverpool - LASK

21:00 Toulouse - Union St.Gilloise

Europa League Group F

18:45 Maccabi Haifa - Rennes

21:00 Villarreal - Panathinaikos

Europa League Group G

21:00 FC Sheriff - Slavia Prague

21:00 Servette - Roma

Europa League Group H

21:00 BK Haecken - Bayer Leverkusen

21:00 Molde - Qarabag FK

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI