Flash

Lëvizja e fshehtë e Dani Alves: 150 mijë euro viktimës së pretenduar për të ulur dënimin

Lapsi.al 29 November 2023
Lëvizja e fshehtë e Dani Alves: 150 mijë euro viktimës
Dani Alves është i mbyllur në burgun Brians 2, pranë Barcelonës, që prej 20 janarit 2023, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare. Ngjarja ndodhi në banjën e një klubi të njohur në kryeqytetin katalanas. Ai është deklaruar gjithmonë i pafajshëm, duke folur për “marrëdhënie konsensuale”. Vetëm se me kalimin e muajve braziliani ka ndryshuar 5 herë versionin e ngjarjeve. Viktima e supozuar, ndërkohë, i qëndroi besnike deklaratës së saj të parë. E për këtë arsye është shumë më e besueshme se ish-mbrojtësi blaugrana. Pas një tjetër kërkese për liri të përkohshme të refuzuar nga gjykata, orët e fundit ka dalë në dritë një prapaskenë e re. Sipas mediave spanjolle, 40-vjeçari brazilian i ka paguar vajzës një dëmshpërblim të konsiderueshëm, për të ulur dënimin e mundshëm.

150 MIJË EURO VIKTIMËS SË PRETENDUAR

Sipas asaj që raportohet në Spanjë, në marrëveshje me avokatin e tij, Dani Alves i ka paguar viktimës së pretenduar një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh. Sipas burimeve pranë ish-lojtarit, një lëvizje për të “aplikuar rrethanën lehtësuese të kompensimit të dëmit, mund të sigurojë një dënim me më pak se dy vjet burg”. Lexo më tej: Dani Alves nuk shpëton dot, do të gjykohet për dhunë seksuale: rrezikon 12 vjet burg Dani Alves rrezikon deri në 9 vite burg, sipas kërkesës së prokurorisë. Ndërkohë braziliani është braktisur nga bashkëshortja e tij Joana Sanz, e cila u përfshi me të në një aferë skandaloze. Videot, regjistrimet dhe dëshmitë e viktimës dhe disa të pranishmëve gjatë asaj mbrëmje dhjetori do ta gozhdonin atë. Lëvizja e kompensimit ndoshta mund t'i garantojë atij një ulje të dënimit, në rast se fajësia e tij konfirmohet. Por ai me siguri nuk do të ishte në gjendje të pastronte ndërgjegjen e tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI