Flash

Video/ E bija në spital e gruaja shtatzënë, por tifozi shkon në stadium: karma iu kthye në mënyrën më të keqe

Lapsi.al 29 November 2023
Video/ E bija në spital e gruaja shtatzënë, por tifozi shkon
Quhet karma, ose shumë më thjesht drejtësi hyjnore. Është në rregull të kesh pasione dhe t'i ndjekësh ato, por në jetë duhet të kuptosh që ka prioritete. E një tifoz brazilian 27-vjeçar duket se nuk e kishte kuptuar mirë këtë koncept. Të paktën sipas asaj që ka bërë gjatë javës së fundit të kampionatit të Serisë B në shtetin e Amerikës së Jugut. Për të ndjekur skuadrën e tij, e cila me një rezultat pozitiv mund të kishte siguruar një vend në zonën e promovimit, tifozi la gruan shtatzënë në shtëpi dhe vajzën e tij në spital, gati për t'iu nënshtruar operacionit. Drejtësia hyjnore, megjithatë, dukshëm e me të drejtë, ra mbi të.

ARSYETIMI SKANDALOZ I TIFOZIT BRAZILIAN

"Lashë gruan time e cila ishte tre muajshe shtatzënë dhe vajzën time trevjeçare që do të operohej të nesërmen. Kirurgji adenoide. Gruaja ime donte që unë të isha atje në Goiânia, por dashuria për Vila Nova ishte më e fortë. "Njerëzit“ më kritikonin dhe më pyesnin nëse është më e rëndësishme familja apo skuadra. Por nuk është ky problemi. Ishte një moment unik, për gjithë jetën. Do të bëj kornizë për këtë biletë, Vila do të shkojë në Serinë A. Erdha pa para në xhep, vetëm pagova biletën”. Këto ishin fjalët e përdorura nga Joao Vitor Silva për të justifikuar zgjedhjen për të “hequr dorë” nga të dashurit e tij dhe për të ndjekur ekipin e tij të preferuar. Megjithatë, gjithçka shkoi keq. Vila Nova, e impenjuar në Natal në fushën e ABC Futebol Clube, humbi 3-2, duke rrëshqitur nga vendi i katërt në të tetin. Kështu, lamtumirë ëndrrës për t'u promovuar në kampionatit më të mirë në Brazil. Në të njëjtën kohë, në dijeni të plotë të fakteve, gruaja e tij Fernanda kërkoi divorc. Quaje karma, quaje drejtësi hyjnore, fakti mbetet që tifozi ndoshta mori atë që meritonte...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI