Flash

Video/ Donnarumma, gafë e tmerrshme në golin e Newcastle: portieri dy gabime në 5 ditë, në Paris nuk e duan

Lapsi.al 29 November 2023
Video/ Donnarumma, gafë e tmerrshme në golin e Newcastle: portieri dy
Një javë për t'u harruar shpejt për Gigio Donnarumma, i cili në vetëm pak ditë ishte protagonist i dy gabimeve skandaloze që e rikthyen portierin e kombëtares italiane në shënjestër të kritikave të mediave franceze. Dy ndeshje dhe dy gafa në pesë ditë. Pas gabimit me këmbë, që i hapi derën Minamino kundër Monaco, numri një i PSG-së kundër Newcastle bllokoi keq një goditje jo të papërmbajtshme të Almiron, duke ia dorëzuar topin Isak. Gabimi, pa penalltinë e diskutueshme të Mbappe në fund, mund t'u kishte kushtuar një tjetër eliminim të hershëm nga Champions League parisienëve. E kështu kritikat vërshuan mbi Donnarumma nga gazetat franceze, që e vlerësuan me notën 3. Lexo më tej: Video/ Newcastle i tërbuar me penalltinë për PSG: gafë skandaloze, UEFA dënon arbitrin e VAR, Kwiatkowski “Donnarumma nuk grushtoi mjaftueshëm nga e djathta e tij për ta penguar topin të kthehej në zonën e sulmuesit suedez”, shkruan L'Equipe. E përditshmja elitare franceze thekson edhe pasimin e gabuar për Hakimi, rreth dhjetë minuta më parë, që çoi në goditjen e Isak. “Plotësisht përgjegjës për golin e Isak – gjykon Le Parisien, që gjithashtu shtoi se ishte – një gabim që mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë”. Askush në Paris nuk duket se e do më te PSG portierin italian, për të cilin megjithatë nuk mungojnë të interesuarit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI