Flash

Messi resht së ndjekuri Garnacho: argjentinasit "armiq" për shkak të... CR7

Lapsi.al 28 November 2023
Messi resht së ndjekuri Garnacho: argjentinasit "armiq" për

Në ditët e sotme një “unfollow” dhemb shumë më tepër se një fyerje. E kur ai që të bën unfollow është bashkëkombasi yt më i famshëm dhe, për shumë, lojtari më i mirë në historinë e futbollit, dhimbja është edhe më e madhe. Kështu ndodhi praktikisht me sulmuesin e ri argjentinas të Manchester United, Alejandro Garnacho. Vetëm pak orë më parë djaloshi u zgjua me një ndjekës më pak dhe një të rëndësishëm: Lionel Messi.

Sipas atyre që janë të mirë informuar, dhe në veçanti sipas fjalëve të ish-mbrojtësit të Manchester United, Rio Ferdinand, faji është, si gjithmonë kur flitet për Messi, i Cristiano Ronaldos.

Lexo më tej: Video/ Garnacho shënon si Rooney e feston si Ronaldo: 'goli i vitit' i argjentinasit, United tris ndaj Everton

TË PËLQEN CR7? NUK TË KAM MË "FOLLOW"

Të dielën Garnacho ishte protagonist në fitoren e Man Utd ndaj Everton, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer. Argjentinasi zhbllokoi rezultatin me një goditje spektakolare me rovjeshatë, duke u bërë një kandidat i fortë për golin e vitit. Një sukses i cili u pasua nga një festë e stilit të Cristiano Ronaldo, me kërcimin klasik me rrotullim dhe "siuuu" finale. Madje, nuk është sekret se sulmuesi i ri e ka idhull fenomenin portugez, me të cilin ndau për pak kohë edhe dhomën e zhveshjes te Djajtë e Kuq. Por si guxon një argjentinas të preferojë CR7 para Leo Messi?

Të njëjtat këpucë sporti, të njëjtat pantallona të shkurtra, përpjekja e vazhdueshme për të imituar bëmat e tij në fushë. Për argjentinasin Garnacho, CR7 është një ikonë e vërtetë. Megjithatë, kjo duket se nuk i pëlqen bashkatdhetarit dhe kapitenit të tij të famshëm të Selecciòn Leo Messi. Pleshti mesa duket i ka hequr “follow” bashkëkombasit në Instagram. E gjatë podcastit Vibe With Five, Rio Ferdinand tregoi historinë në detaje: "Garnacho më tha se Messi nuk e ndjek më në Instagram sepse Alejandro pëlqen Ronaldon. Alejandro është argjentinas, por ai doli duke thënë 'Cristiano është GOAT' (Më i miri i të gjitha kohëve)”.

Kjo ka mjaftuar ta bëjë Pleshtin të vendosë të ndalojë ndjekjen e sulmuesit të ri. Kush e di se çfarë do të ndodhë kur të shihen sërish në kombëtare. Mbase Garnacho mund të festonte me një “siuuu” para fytyrës së kapitenit në ndeshje kontrolli...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI