Flash

Messi e tradhëtoi me gazetaren argjentinase, në ndihmë i vjen gruaja e Fabregas: "Nuk e ka tradhëtuar Antonelën"

Lapsi.al 28 November 2023
Messi e tradhëtoi me gazetaren argjentinase, në ndihmë i vjen

Lionel Messi vazhdon të marrë kënaqësi në fushë me fanellat e Inter Miami dhe Argjentinës. Por Pleshti e gjen veten, për herë të parë, në faqet e para të mediave gossip. Në rrjetet sociale ai u akuzua se kishte tradhtuar gruan e tij Antonela Roccuzzo me një gazetare të famshme argjentinase, Sofia Martinez. E gruaja e Cesc Fabregas, Daniella Semaan, një mike e dashur e familjes Messi, ka ndërhyrë për të mohuar gjithçka.

Sipas medias braziliane Direto Do Miolo, «pas më shumë se 15 vitesh së bashku, Messi dhe Antonela përballen me krizën më të madhe të martesës së tyre dhe madje janë në prag të ndarjes. Gazetarja Sofia Martinez konsiderohet si shkaku i krizës në martesën e lojtarit”. Një lajm në të cilin citohet shtypi spanjoll, por asgjë rreth kësaj teme nuk mund të gjendet në mediat iberike. Përveçse në rrjetet sociale, ku lajmet (edhe të rreme) udhëtojnë me shpejtësinë e dritës.

Daniella Semaan, gruaja e ish-mesfushorit spanjoll Fabregas e tani trajner i Como në Serie B, u kujdes për të shpëtuar Pleshtin dhe për t'i rregulluar gjërat. Duke iu përgjigjur një postimi në Instagram, ajo shkroi: "Por çfarë publikimi është ky që nuk ka kuptim dhe asgjë nuk është në e vërtetë". Fabregas dhe Daniella shkojnë rregullisht për pushime me Leon dhe Antonelën, dy futbollistët njihen prej një jete, pasi kanë luajtur së bashku në ekipin e të rinjve të Barcelonës dhe më pas në ekipin e parë për tre vjet nga 2011 deri në 2014.

KUSH ËSHTË GAZETARJA SOFIA MARTINEZ?

Ajo bëri bujë gjatë Kupës së Botës vitin e kaluar në Katar, kur mbajti një fjalim pasionant në fund të një interviste me Messi, pas fitores në gjysmëfinale ndaj Kroacisë: “Dua vetëm të them se, pavarësisht rezultateve, ka diçka që askush nuk mund të ta fshijë dhe është fakti që ke lënë gjurmë në jetën e të gjithëve. Nuk ka asnjë fëmijë që nuk e ka fanellën e ekipit tënd dhe për mua kjo shkon përtej fitimit të çdo Botërori. Askush nuk mund t'jua heqë këtë dhe kjo është mirënjohja ime për kaq shumë lumturi që u sjell shumë njerëzve. Shpresoj shumë që këto fjalë t'i mbani në zemër sepse vërtet besoj se është më e rëndësishme se fitimi i një Botërori dhe këtë tashmë e ke arritur. Ndaj faleminderit kapiten”, tha ajo.

Mesi e Antonela njihen që nga fëmijëria dhe kanë një lidhje që zgjat prej 15 vjetësh. Çifti është martuar në 2017 e ka tre fëmijë, Thiago, Mateo e Ciro.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI