Flash

Al-Khelaifi, dëmtohet si Neymar: këput ligamentin e kryqëzuar duke luajtur padel me Verratti

Lapsi.al 27 November 2023
Al-Khelaifi, dëmtohet si Neymar: këput ligamentin e kryqëzuar

Një dëmtim i papritur në fushë për Nasser Al-Khelaifi. Sipas asaj që raporton Sport, në fakt, pronari i Paris Saint Germain ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar. Incidenti ndodhi teksa po luante padel në Doha me Marco Verratti, me të cilin qëndroi në marrëdhënie të mira edhe pas transferimit te Al-Arabi.

Kështu, këputje e ligamentit të kryqëzuar për Al-Khelaifi. Ngjarja në fakt ka ndodhur në 7 tetor, por vetëm tani u bë e ditur. Në atë kohë ai kaloi mbi një muaj rehabilitim në Doha, përpara se të kthehej në Paris në orët e fundit. Nesër në mbrëmje, pronari i PSG-së do të jetë i pranishëm në Parc des Princes për ndeshjen e Champions League kundër Newcastle.

Lexo më tej: Video/ Shufra ari e para false në fushë: ‘Muri i Verdhë’ shënjestron treshen Infantino-Agnelli-Al Khelaifi

Sipas asaj që u mësua, Al-Khelaifi kishte përfituar nga periudha e pushimit, nga dëmtimi në padel, për t'iu përkushtuar merkatos. Gjatë rikuperimit të tij, në fakt, presidenti i PSG-së ka patur mundësinë të fliste me Jorge Mendes dhe Moussa Sissoko, dy menaxherë me të cilët ka përfunduar negociata të ndryshme vitet e fundit. Dëshira e presidentit të PSG është t'i japë teknikut Luis Enrique të gjitha mjetet për të tentuar edhe njëherë trofeun e Champions League.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI