Flash

"Na mungonin 9 ose 10 lojtarë, kam rezerva për arbitrimin": Abilaliaj i kënaqur me pikën në derbi

Lapsi.al 27 November 2023
"Na mungonin 9 ose 10 lojtarë, kam rezerva për arbitrimin":

“Një gol do më bënte të ndihesha më mirë. Patëm raste që mund t’i shfrytëzonim. Ishte një pjesë e parë goxha pozitive, me një rënie të vogël në të dytën. Keqardhje sepse mendoj se në pjesën më të madhe Partizani ishte dominant në mënyrën si u zhvillua loja". Arbër Abilaliaj provoi ndeshjen e dytë radhazi pa fitore, i ndaluar në 0-0 nga Dinamo. Drejtori Sportiv e trajneri i të kuqve kujton edhe mungesat e forta që kishte skuadra para derbit, edhe pse tenton të mos e ketë alibi: "Kjo gjë vazhdon deri më 17 maj. Sot na mungonin 9 ose 10 lojtarë. Por po të shikojë ato lojtarë që ishin në fushë do të ishin në formacionin bazë të çdo ekipi. E ka të vështirë Partizani të dalë nga moduli i vet i lojës".

Abilaliaj pastaj e përforcon mendimin: "Partizani ka në përbërje gati 40 futbollistë. Janë të gjithë të vlefshëm. Kemi bërë një seleksionim që deri tani jemi të kënaqur, kemi besim absolut dhe besoj se kjo na jep besim. Nuk jemi ankuar kurrë për mungesat, punoj çdo ditë me këta djem dhe i besoj. Ne u futëm në fushë për ta fituar takimin për të vazhduar pjesën e rritjes. Kam një rezervë deri diku për gjykimin, por në pjesën më të madhe Partizani ishte dominant", e mbylli Abilaliaj.

MEHMETI: "NË FUND TË DHJETORIT PIKAT MBI I"

“Kur nuk pëson gol nga një skuadër me sulm të rrezikshëm, jam i kënaqur. Ata kishin goxha momente që mund të na ndëshkonin. Derbi është i paparashikueshëm. Barazimi ishte i drejtë, ashtu siç e interpretuan të dy skuadrat ndeshje. Ndoshta meritonim diçka më tepër pjesën e dytë, kishim raste më të pastra, por edhe Partizani kishte raste. Ndaj them që edhe barazimi ishte rezultat i drejtë". Dritan Mehmeti pranon verdiktin e fushës, edhe pse e di mirë se pikët do ti ishin shumë komod të tijve. Tekniku i gëzohet serisë pozitive prej 5 ndeshjesh, që kur ai është ulur në pankinë. "Na ka ndihmuar në aspektin psikologjik, për të rritur besimin. Skuadra ka vlera. Jemi përmirësuar edhe në aspektin taktik. Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë, ky faktor të mban në ekuilibër, do të kemi edhe kohën e duhur, për të studiuar më tepër zonën e kundërshtarëve".

Lexo më tej: Dy debutues, një traversë e barazimi i dytë: Partizani ndal hapin, Dinamo me Mehmetin mbetet e pathyer

Për janarin, dritarja e shpëtimit është ajo e merkatos, në të cilën Mehmeti mezi pret të futet: "Ne do të futemi në merkato, një skuadër që ka pretendime, duhet të analizojë të dyja fazat. Duhet të rrisim konkurrencën në skuadër, konkurrenca rrit edhe cilësinë. Jemi duke bërë maksimumin për të qenë racional dhe në ekuilibër. Në fund të dhjetorit do të bëjmë analizë dhe do të nxjerrim pikat mbi I ku do të ndërhyjmë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI