Flash

Allegri i tërbuar me mbrojtësin Gatti: "Pësuam gol si pula, por rëndësi ka që nuk humbëm"

Lapsi.al 27 November 2023
Allegri i tërbuar me mbrojtësin Gatti: "Pësuam gol si pula,

Pas barazimit me Inter, Massimiliano Allegri e sheh gotën gjysmë të mbushur, por është i hidhëruar për golin e pësuar. "Ekipi bëri një paraqitje të mirë dhe nuk ishte e lehtë - shpjegoi trajneri bardhezi -. Juventus nuk kishte luajtur për një vend të parë në renditje prej tre vjetësh. Ne pësuam një gol si pula, 5' nga goli i Vlahovic - shtoi ai -. Mund të kishim bërë më mirë. Te goli u tregua i aftë Lautaro, por ne duhet të kishim bërë faull më herët", tha tekniku, edhe pse Gatti e humbi sulmuesin zikaltër nga sytë, në momentin e goditjes. "Të qëndrosh dy pikë pas Interit është një arritje e mirë - vazhdoi Allegri - Më shumë se fitorja, ishte e rëndësishme të mos humbisnim. Kjo të jep një ndërgjegjësim të ndryshëm për të vazhduar rritjen. Humbja mund të na kishte bërë keq".

GATTI, RUGANI E BREMER: TË GJITHË NËN AKUZË

"Nuk ishte e lehtë për të gjithë. Edhe për mua, që nuk kisha luajtur një ndeshje për në krye të tabelës prej kohësh - vazhdoi Max -. Djemtë bënë mirë, por ne mund të përmirësohemi. Tani vjen Monza, do të jetë një sfidë e vështirë. Objektivi mbetet të futemi në katër të parët. Ndërkohë, ne ruajtëm epërsinë tonë prej 9 pikësh mbi vendin e pestë - shtoi ai -. Fatkeqësisht pësuam këtë gol të cilin mund ta shmangnim. Por ska problem, sepse luajtëm kundër një ekipi të madh".

Lexo më tej: Video/ Dy gola në 6 minuta, pastaj mërzi totale në derbin e Italisë: Inter mban kreun, +2 nga Juventus

"Duhet të kemi kurajë, sepse fati favorizon guzimtarët - vazhdoi Allegri -. Ne duhet të jemi kompakt dhe të sulmojmë përpara. Po gjejmë më shumë ekuilibër se në ndeshjet e para në të cilat mbronim tre kundër tre në fushë të hapur. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë menaxhimin e topit dhe fazën mbrojtëse”.

Më pas edhe ndonjë konsideratë tjetër për golin e Inter. "Ata ishin të aftë në aksion, të manovronin me shpejtësi - shpjegoi ai -. Rugani mund ta prekte me dorë dhe të ndalonte lojën, pastaj Bremer duhet të kontrastonte Thuram. Edhe Gatti nuk duhet të paraprihej nga Lautaro. Mund të bënim më mirë në atë rast".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI