Flash

Video/ Dy gola në 6 minuta, pastaj mërzi totale në derbin e Italisë: Inter mban kreun, +2 nga Juventus

Lapsi.al 26 November 2023
Video/ Dy gola në 6 minuta, pastaj mërzi totale në derbin e
Juventus dhe Inter anuluan njëri-tjetrin në derbin e Italisë numër 249. Në ndeshjen e madhe të javës së 13' të Serie A, mes skuadrës së Max Allegri dhe asaj së Simone Inzaghi përfundoi 1-1. Një ndeshje në ekuilibër të plotë e aspak argëtuese në pjesën e dytë. Në Allianz Stadium në pjesën e parë Vlahovic (27') zhbllokoi ndeshjen me asistin e Chiesa. Pastaj Lautaro (33') barazoi rezultatin duke devijuar krosimin e Thuram në rrjetë. Përgjigje e kundërpërgjigje që vendosi ndeshjen. Në pjesën e dytë, në fakt, skuadrat menduan më shumë për t'u mbrojtur dhe me ritëm të ulët pothuaj nuk krijuan asgjë e rezultati nuk ndryshoi më. “Nënshkrimet” e Dusan Vlahovic dhe Lautaro Martinez nuk mjaftuan për të rrëmbyer derbin e Italisë. Juventus-Inter përfundoi 1-1, me zikaltrit që qëndrojnë përpara bardhezinjve në renditje dhe Napoli e Milan që ngushtojnë diferencën. Ashtu si mund të pritej, ishin miqtë ata që luajtën lojën, ata që mbajtën topin më shumë dhe krijuan më shumë rrezik. Por bardhezinjtë lejuan pak, treguan se dinë të vuajnë dhe nuk e lanë rivalin direkt të shkojë në +5 në luftën për titull. Lexo më tej: Inter eviton rreziqet e të mëdhenjve: Marotta rinovon deri në 2027 Me pikë, ndoshta Inzaghi do të kishte merituar diçka më shumë, por Allegri, i cili nuk mundi të bënte asnjë goditje drejt portës kundërshtare në pjesën e dytë, gjithsesi rezistoi. Një sinjal i rëndësishëm duke qenë se tekniku livornez nuk do të ketë angazhime europiane dhe do të mund të menaxhojë më mirë energjinë e të tijve. Kampionati ishte dhe mbetet i hapur.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI