Flash

"Është Harry Kane". Policia e Londrës publikon foton e një të kërkuari, tifozët tallen: "Pyesni në Gjermani"

Lapsi.al 26 November 2023
"Është Harry Kane". Policia e Londrës publikon foton e
Policia e Londrës ka publikuar rikonstruksionin e fytyrës së një të kërkuari në kryeqytetin anglez. Në këtë pikë, shumë persona e kanë identifikuar të kërkuarin si Harry Kane. Është e qartë se nuk është vërtetë sulmuesi, por një person shumë i ngjashëm me të.

KANE, IDENTIK ME NJË TË KËRKUAR

Ditët e fundit policia e Londrës ka nxjerrë identikitin e një krimineli të kërkuar në kryeqytetin anglez. Personi akuzohet se ka grabitur një grua në lagjen e pasur Richmond. Riprodhimi grafik i fytyrës së të kërkuarit, i bërë falë përshkrimit të dëshmitarëve okularë, u bë publik për të ndihmuar hetimet. Shumë qytetarë anglezë tashmë e kanë njohur kriminelin, sepse e kanë parë shpesh në televizion të veshur me fanellën e ekipit kombëtar, Tottenham dhe Bayern Munich. Lexo më tej: Video/ Kane për rekord: Bayern godet në Këln, Tuchel i pari për një natë Në fakt, identikiti i kriminelit ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Harry Kane. Kështu, të qeshurat shpërthyen në rrjetet sociale për këtë ngjashmëri të pabesueshme. Lajmin e mori edhe Bild dhe e publikoi në Gjermani. Është e qartë se të vetmet grabitje që Kane ka kryer ndonjëherë në Londër janë ato në zonën e penalltisë me fanellën e Spurs dhe Anglisë. E i vetmi krim që ka kryer ndonjëherë është të qenit "vrasës" para portës. Kjo dëshmohet qartë nga 18 golat e shënuar për Bayern Mynih në 12 ndeshje të luajtura. Numra që nuk janë as në qiell e as në tokë, ato të anglezit këtë sezon, që rrezikon të thyejë të gjitha rekordet nëse vazhdon me këtë ritëm.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI