Flash

Video/ Me 10 lojtarë, Skënderbeu i jep leksione futbolli Teutës: Frenkly, Liço e Rashica fundosin Martinin

Lapsi.al 24 November 2023
Video/ Me 10 lojtarë, Skënderbeu i jep leksione futbolli Teutës:

Skënderbeu ka treguar forcën e grupit dhe inteligjencën taktike të Gvozdenovic, duke mposhtur 3-1 Teutën, edhe pse luajtën me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë. Në Korçë, bardhekuqtë u imponuan në pjesën e parë me golat e Frenkly e penalltinë e Liços. Në të dytën, me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Nikajt, Skënderbeu tregoi maturi, duke iu përgjigjur golit të Peposhit me trisin e Rashicës.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat që mendonin se me këtë 90 minutësh mund të sulmonin Final Four. Në fund, vetëm korcarët mund të thuhet se ja arritën qëllimit, duke kaluar në renditje Dinamon. Durrësakët, të fundit, e patën të vështirë të mbanin ritmin dhe e panë veten në disavantazh që në minutën e 12. Frenkly zhbllokoi ndeshjen, duke e bërë të thjeshtë për të besuarit e Gvozdenovic. Në të 38', pastaj, Liço dyfishoi me penallti, duke e bërë të duket e thjeshtë në vazhdim. Nuk ndodhi kështu sepse Nikaj në minutën e 45' ndërhyri gabimisht ndaj Dajës, duke lënë të tijtë me 10 lojtarë.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia, kështu bëhet e vështirë: 0-0 me Laçin e dy pikë në katër javë

Skënderbeu arriti që ta përballojë pjesën e dytë edhe me një lojtar më pak. Teuta madje u fut në lojë në minutën e 72' me golin e Peposhit, por Rashica në minutën e 83' mbylli llogaritë. Goli i tretë u preu shpresat durrsakëve për të marrë pikë. Me këtë humbje Teuta zhytet në fund të renditjes, ndërsa Skënderbeu rrëmben vendin e katërt.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI