Flash

Vrau të fejuarën në vitin 2013, Pistorius lirohet me kusht: historia e pazakontë e ish-kampionit paralimpik

Lapsi.al 24 November 2023
Vrau të fejuarën në vitin 2013, Pistorius lirohet me kusht:

Ish-kampioni paralimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, i dënuar për vrasjen e partneres së tij Reeva Steenkamp 10 vjet më parë, është liruar me kusht. Ish-atleti do të lirohet nga burgu më 5 janar. Komisioni përgjegjës për lirimin e parakohshëm shqyrtoi çështjen e tij dhe përcaktoi se "i burgosuri është i përshtatshëm për riintegrim social". Pistorius i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të Pretorias lirimin në vitin 2022. Por më 31 mars, bordi i lirimit me kusht arriti në përfundimin se "i burgosuri nuk e kishte përfunduar periudhën minimale të burgimit". Kështu, u vendos për një proces të ri në gusht 2024.

Në tetor, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi dhe korrigjoi vendimin e marrë më 31 marsin e kaluar nga Gjykata e Pretorias. Ajo i kishte mohuar lirinë duke pretenduar se ish-kampioni paraolimpik nuk e kishte tejkaluar pragun e gjysmës së dënimit. Gjykatësi kishte konsideruar si datë referencë nëntorin e vitit 2017, kur Gjykata e Lartë e Apelit kishte rritur dënimin në 15 vjet, duke gabuar sipas Gjykatës Kushtetuese.

June Steenkamp, nëna e Reeva, nuk mori pjesë në seancën e lirimit me kusht. Por, në një letër drejtuar bordit të lirimit me kusht, ajo tha se ishte potencialisht "e shqetësuar për sigurinë e çdo gruaje" që binte në kontakt me Pistorius.

ÇFARË NDODHI NË 13 SHKURT 2013

Në të gdhirë, në një lagje banimi të Pretorias, në Afrikën e Jugut, Reeva Steenkamp, modelja 29-vjeçare, hyri në shtëpinë e të dashurit të saj Oscar Pistorius. E bëri, si gjithmonë, me kopjen e saj të çelësave: donte ta surprizonte kur të zgjohej në ditën e Shën Valentinit. Kampioni paralimpik i atletikës, megjithatë, ishte në gjumë dhe kishte dëgjuar vetëm një zhurmë. Sapo ka parë një figurë që ka hyrë në dhomë, ka marrë armën që mbante pranë shtratit dhe ka qëlluar. Disa të shtëna, dy ose katër në varësi të versioneve. Të shtënat e kishin goditur Reeva në kokë dhe krah, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

GJYQI I GJATË DHE DËNIMI

Pistorius, paraatleti i parë në botë që konkurroi me atletë të aftë në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, gjithmonë mbështeti teorinë e aksidentit, por autoritetet nuk e besuan. Në gjyqin që tërhoqi vëmendjen e mediave mbarëbotërore, dënimi i parë në tetor 2014 ishte pesë vjet burgim për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa në nëntor 2015 Gjykata e Lartë e Apelit të Afrikës së Jugut rrëzoi dënimin e atletit duke e shpallur atë fajtor për vrasje. Kjo bëri që çështja të kthehej në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Kjo ndodhi në korrik 2016, kur gjykatësi Masipa i dha trembëdhjetë vjet dhe pesë muaj burg për vrasje.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI