Flash

Video/ Makina e shkatërruar, Balotelli del duke u lëkundur: SuperMario refuzon alkool-testin

Lapsi.al 24 November 2023
Video/ Makina e shkatërruar, Balotelli del duke u lëkundur: SuperMario
Natë frike për Mario Balotelli. Sulmuesi i skuadrës turke Adana, aktualisht i dëmtuar, ka dalë nga rruga duke u përplasur fuqishëm. Si pasojë makina e tij, një Audi e zezë, u shkatërrua në via Orzinuovi në Brescia, por Balotelli doli fatmirësisht i padëmtuar. Gjithësesi ajo që ra në sy ishte se lojtari po lëkundej kur zbriti nga mjeti, rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme. Lexo më tej: FOTO/ Ibra e bëri 'leckë' në intervistë, Balotelli i përgjigjet: i përplas në fytyrë trofeun e Champions Të gjithë airbag-ët në makinën Audi të sulmuesit shpërthyen dhe SuperMario u desh të mjekohej për këtë. Sipas asaj që raportohet nga Il Giornale di Brescia, Policia lokale u përpoq t'i bënte atij një test alkooli. Balotelli refuzoi ta bënte, pasi më parë rezultoi pozitiv në testin para-alkoolik. Sulmuesit të Adana, më pas, iu hoq patenta e drejtimit të makinës, të cilën për më tepër nuk e kishte me vete në momentin e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI