Flash

"Do të kërkoja falje për lojën sot": Mehmeti thumbon drejtuesit e Dinamos, Deliallisit i ikën "goja"

Lapsi.al 23 November 2023
"Do të kërkoja falje për lojën sot": Mehmeti

"Normalisht ne kemi elementë të mirë, por kemi një skuadër që është formuar vetëm në momentet e fundit, ka shumë largime e afrime. Mendoj që jemi duke bërë maksimumin dhe është e vërtetë që jam munduar me shumë që t’i jap skuadrës mentalitetin tim. Pikët janë goxha të rëndësishme". Dritan Mehmeti i gëzohet pikëve dhe nuk merret me lojën e Dinamos, që fitoi me Erzenin me një goditje në portë. Rezultati 1-0 për kryeqytetasit është i katërti pozitiv radhazi për Dinamon: "I kam dhënë skuadrës qetësinë psikologjike, si të kalojmë situatën e vështirë. Kur ke objektiva të rëndësishëm, kur ke largime e afrime, përshtatja është ë vështirë. Unë jam munduar të jem cinik e racional për situatën. Jam i kënaqur për pikët, por kam shumë punë me stafin për të përmirësuar mënyrën si duhet të interpretojmë lojën".

Mehmeti vazhdoi të shpjegojë përse për momentin nuk mendon për lojën. Në fakt, Dinamo e sheh veten të largohet nga fundi, për tu futur provizorisht në Final Four: "Në momentin që kam marrë skuadrën jam munduar në dy faktorë. Përveç aspektit psikologjik, ishim mbrojtja më e dobët me 17 gola. Jam munduar që të rregulloj aspektin mbrojtës. Nëse nuk rregullon aspektin defensiv, nuk mund të arrish të shkosh drejt fitores. Edhe mënyra si është ndërtuar skuadra, kemi elementë shumë të mirë, por sa i përket Dinamos së bukur që duam, nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur tani. Se duhet shumë kohë. Nëse do të kisha skuadrën që në fillim, do të kërkoja ndoshta falje sot për lojën, por nuk është aq e thjeshtë".

Lexo më tej: Një goditje në portë tre pikë, Mehmeti nuk gabon asgjë: Dinamo thyen Erzenin me 10 lojtarë

PËR ERZENIN FLET PËRGATITËSI ATLETIK

Tekniku i Erzenit Alfred Deliallisi nuk doli para gazetarëve, duke lënë përgatitësin atletik Baku të shpjegonte cfarë ndodhi në këtë humbje me Dinamon: “Realisht e kishim përgatitur ndeshjen për çdo episod të mundshëm që mund të ndodhte. Dalja e Atandës na i prishi ekuilibrat - tha Baku -. U munduam përsëri të reagonim dhe të dilnim në lojën tonë. Mendoj se jemi akoma më të fortë, kjo nga korrektësia e drejtuesve, presidencës, harmoni që ka ekipi. Mendoj se realisht kemi më shumë forcë për ta përballuar kampionatin dhe pse jo, të synojmë për më tepër në tabelën e renditjes”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI