Flash

Skriniar, fjalë të helmëta për Inter: "Më në fund jam aty ku duhet të isha"

Lapsi.al 23 November 2023
Skriniar, fjalë të helmëta për Inter: "Më në

Milan Skriniar, i intervistuar nga kanalet zyrtare të PSG-së, i dërgon një mesazh dashurie klubit të tij aktual. Vetëm se përdor një frazë e cila duket edhe si një thumbim për Inter: "Si jam? Ndihem shumë mirë. Më në fund jam aty ku doja të isha dhe kam punuar shumë për këtë". Mbrojtësi sllovak ndoshta e ka fjalën për transferimin e dështuar që ndodhi janarin e kaluar, kur u duk se zikaltërit për të mos e humbur falas, mund të ishin të gatshëm për një transferim gjatë sezonit aktual.

Më pas, për të mos dobësuar skuadrën në dispozicion të Simone Inzaghi, Inter vendosi të mos vazhdonte më negociatat e shitjes, duke humbur Skriniar, i cili nuk donte të rinovonte, në një transferim të lirë në korrik. Sigurisht që nuk janë fjalë të bukura, me të njëjtën linjë si ato të lëshuara para ndeshjes së Champions League mes PSG e Milan: “Marotta thotë atë që thotë (për mosrinovimin, red.), nuk dua të krijoj probleme dhe polemika. Unë e di si shkoi dhe menaxheri im e di gjithashtu. Nuk është koha për të folur, nuk dua të krijoj telashe".

DIFERENCA MES SERIE A E LIGUE 1

Më pas Skriniar foli për dallimet mes futbollit italian dhe atij francez: "Në Ligue 1 ka shumë lojtarë të fortë, të shpejtë, fizikë. Në Serie A ka më shumë futboll taktik, ndërsa këtu ka më shumë një me një kundër lojtarëve të forte. Kështu që nuk janë të lehtë për t'u përballuar”. Me Marquinhos u gjet menjëherë mirëkuptimi: "Ai gjithashtu flet italisht dhe kështu u kuptuam menjëherë. Shkojmë shumë mirë dhe kjo është një gjë e mirë. Për mua ai është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, e mendoja para se të mbërrija këtu”.

Lexo më tej: The Athletic bën llogaritë e Zhang te Inter: 329 milionë euro për tu kthyer deri në maj

Në fund, për kërkesat e Luis Enrique në ndeshje: "Ne duam të kemi topin dhe të kontrollojmë lojën. Është stili ideal i lojës, sepse kur ke zotërimin e topit, kundërshtari yt duhet të vrapojë pa top në përpjekje për ta rifituar atë e kjo i lodh", e mbylli Skriniar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI